Neritan Nallbati në Komisionin e TIMS, PS voton që drejtori i Policisë Kriminale të dëshmojë me dyer të mbyllura! Salianji: Do zbardhen të gjitha, thjesht çështje kohe

Neritan Nallbati në Komisionin e TIMS, PS voton që drejtori i Policisë Kriminale të dëshmojë me dyer të mbyllura! Salianji: Do zbardhen të gjitha, thjesht çështje kohe

Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë e Shtetit, Neritan Nallbati, ka bërë kërkesë që dëshmia e tij në Komisionin Hetimor për ndërhyrjet në Sistemin TIMS të bëhet me dyer të mbyllura, për shkak se të dhënat që do të ndajë me anëtarët e komisionit janë sekrete.

Me votat e PS është miratuar kërkesa e tij, dhe tashmë Nallbati po dëshmon në komision me dyer të mbyllura për mediat.
“Do zbardhen të gjitha, thjesht çështje kohe”– tha kryetari i komisionit, Ervin Salianji, i cili së bashku me kolegët e tij demokratë, votuan kundër zhvillimit të mbledhjes me dyer të mbyllura, gjatë kohës që dëshmon Nallbati.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
<a class=”source-link” href=”http://www.panorama.com.al/neritan-nallbati-ne-komisionin-e-tims-ps-voton-qe-drejtori-i-policise-kriminale-te-deshmoje-me-dyer-te-mbyllura-salianji-do-zbardhen-te-gjitha-thjesht-ceshtje-kohe/”>Burimi</a>