
Nën hetim nga SPAK për 4 vepra të rënda penale, si po tenton Belinda Balluku të fusë ‘ushtarin’ e saj, Ceno Klosin në listat e sigurta të PS! Socialistët me kontribute lihen jashtë
“Ethet elektorale” kanë përfshirë partitë politike, të cilët brenda të mërkurës duhet të paraqesin në KQZ, listat e kandidatëve për deputetë.
Në kampin e socialistëve, Edi Rama ka paralajmëruar të sjellë një uragan, duke integruar të rinj në listat e mbyllura dhe duke lënë deputetët me eksperiencë, të garojnë me njëri-tjetrin në listën e hapur. Një nga personat e lakuar në media, si prurje e re në listat e kandidatëve socialistë, është edhe ai i zv/ministrit të Energjisë dhe Infrastrukturës, Ceno Klosi, që rezulton se mund të jetë I dyti në listën e qarkut të fierit.
Kandidatura e Klosit një emër i shumëpërfolur çuditi shumëkënd në radhët e PS dhe në opinion, duke qenë se ai është nën hetim nga prokuroria e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ceno Klosi po hetohet nga SPAK për 4 vepra penale: “Korrupsion”, “Shpërdorim detyre”, “Mashtrim” dhe “Falsifikim dokumentash”.
Ceno Klosi është një prej zyrtarëve besnik të ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, dhe ai ka shërbyer në disa funksione, duke lënë pas dëme të konsiderueshme financiare.
Ai është në hetime të thelluara nga SPAK, pas 2 kallëzimeve nga opozita, për afera të ndryshme korruptive në institucionet që ka drejtuar.
Pikërisht për këto afera të dyshuara, në fund të tetorit të kaluar, Klosi u mor në pyetje nga prokurorët e SPAK-ut.
Edhe një institucion i pavarur kushtetues, si Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka zbuluar abuzime marramendëse nga Klosi, kur ai ishte në krye të Tatimeve, në OSHEE dhe në Agjencinë e Ujësjellës-Kanalizimeve. KLSH-ja ka rekomanduar shkarkimin e Klosit, por ai është marrë në mbrojtje politike nga zv/kryeministrja Belinda Balluku.
Dhe pikërisht, për t’i përforcuar këtë mbrojtje politike, Balluku synon ta marrë me vete Klosin në listat e kandidatëve të PS në qarkun e Fierit.
Askush nuk e di çfarë kontributi politik ka ai në PS dhe pse Balluku synon ta përfshijë me forcë në listën e kandidatëve të 11 majit.
I vetmi kontribut që Ceno Klosi mund t’i ofrojë partisë në pushtet është përfshirja e tij në ndikimin e zgjedhësve shqiptarë për votën e tyre.
Ceno Klosi nuk ka asnjë lidhje organike me Partinë Socialiste dhe ai do të ishte një “faturë e shtrenjtë” për t’u paguar nga socialistët në këtë qark./News24
LEXO EDHE: Zbulimet e KLSH ‘nxijnë’ kreun e Tatimeve/ Ceno Klosi dështim spektakolar në DPT: Në 2022 borxhi tatimor 1.4 mld €, mosrealizimi i planit 90 mln €
“Ceno Klosi, një kryetatimor offshore”- Emisioni “Vetting” publikon dokumentet: Pasuritë e padeklaruara në Londër! Transaksione masive nëpërmjet…
KLSH kërkon shkarkimin e Ceno Klosit, por e shpërblejnë me post. Investigimi i “Vetting”: Lidhje të dyshimta me kompaninë e Rindërtimit! Si i ngjiti shkallët kryetatimori në institucionet publike
“Vetting” zbulon transaksionin e dyshimtë/ Restoranti luksoz tek Liqeni me xhiro 600 milionë lekë në vit, iu shit vëllait të Ceno Klosit për 25 mijë lekë! Ortaku emërohet këshilltar i drejtorit të Tatimeve
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi