“Në spitalin tonë nuk ka shkelje”- Mjekja e akuzuar për skandalin tek Onkologjiku: Të sqarohet kush i ka drejtuar pacientët në privat! Nuk jam e shkarkuar, patjetër që…

“Në spitalin tonë nuk ka shkelje”- Mjekja e akuzuar për skandalin tek Onkologjiku: Të sqarohet kush i ka drejtuar pacientët në privat! Nuk jam e shkarkuar, patjetër që…

Alketa Pere, e cila është një nga mjeket e akuzuar për skandali te Spitali Onkologjik në QSUT, para seancës në gjykatë ka folur për mediat.

Ajo është shprehur se në spitalin ku punon nuk ka shkelje, ndërsa shtoi se është e nevojshme të ndryshohet struktura e spitalit dhe pajisjet.
Ndër të tjera, Pere tha se nuk është shkarkuar si mjeke dhe se do të vazhdojë të shkojë në Onkologjik.
“Duhet të ndryshojnë struktura e spitalit, pajisjet. Jam shumë e lumtur me prokurorin që e ka quajtur rrugëtimi, dhe duhet që çdo njeri ta dijë rrugëtimin e pacientit.
Nuk e di për spitalet e tjera, në spitalin tonë nuk ka shkelje. Duhet të sqarohen mirë gjërat kush i ka drejtuar pacientët në privatë. Unë nuk kam shteti, përfaqësoj veten time dhe në momentin  që kam mbledhur dosjen time për të konkurruar për drejtimin e atij institucioni, ka përfunduar në plehra dosja ime.
Nuk jam e shkaktuar, patjetër që do shkoj në Onkologjik”, tha ajo.
SKANDALI NË QSUT:
Skandali në QSUT është denoncuar prej disa javësh në emisionin “Vetting”. Fakte dhe dëshmi konkrete sollën panoramën e asaj çfarë u tha se u zbulua nga Prokuroria e Tiranës më 25 qershor. Aty nëpërmjet një rrëfimi të një pacienti u mësua se çfarë ndodhte jo vetëm me ilaçet, por edhe me pajisjet që gjendeshin në spital, por që nuk përdoreshin asnjëherë.
Prokurori i Tiranës, Bledar Valikaj, ka marrë dëshmi tronditëse nga pacientë, të cilët kanë zbuluar akte horror të kryera ndaj pacientëve që vuajnë nga sëmundjet e rënda. Në dosjen e bërë publike janë përfshirë përgjime mes mjekëve, të cilët kanë kryer disa vepra penale për të cilat do të hetohen, por sipas njoftimit të djeshëm, asnjë në arrest me burg. Janë lëshuar 7 urdhra, ndërkohë që gjykata ka vendosur edhe masën e sigurimit. Hetimet do të vijojnë për të konkretizuar aktet e kryera prej tyre.
Prokuroria e Tiranës, përveç skandalit të Onkologjikut, ku pacientët e sëmurë me më tumor i orientonin në spitalet private me qëllim përfitimin monetar, ka zbuluar se në këtë spital është instaluar dhe një aparaturë Kobalto-Terapie. Kjo aparaturë shërben për trajtimin e të sëmurëve të diagnostikuar me sëmundje tomorale dhe sidomos të sëmundjeve të kancerit të lëkurës. Denoncimet e pacientëve kanë zbuluar të gjithë skemën si mjekët dhe personeli që punonte tek Onkologjiku nxisnin pacientët të kryenin vizitat dhe shërbimet në klinikën private “Megis”, që ndodhej tek “Astiri”.
Dosjen e hetuar nga prokurori Bledar Valikaj për të cilën po hetohen mjekë të spitalit të Onkologjikut, por edhe zv.drejtoresha e QSUT. Në hetim është dhe Halil Gashi, administrator i kësaj klinike. Një nga dëshmitarët është dhe M. Xh. nga Burreli, i cili kishte pasur të ëmën me tumor, që pasi kishte shkuar fillimisht për kontroll në QSUT, është transferuar në klinikën private mjekësore “Megis”, ku dhe ka bërë operim të ëmën për 2700 euro. Gjithashtu në këtë klinikë është sugjeruar dhe t’i nënshtrohej kimios, por nuk kanë pranuar.
Ndërmjetës ka qenë Emiljano Lela, koordinator pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT, i cili e ka orientuar te doktor Edmond Gashi, mjek pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT dhe më pas ky i fundit te klinika “Megis” për të kryer biopsinë pasi në shtet do të kishte vonesa. Pasi ka dalë biopsia, Emiljano kanë bërë pazar për pagesën që do të bëhej për operacionin po në këtë klinikë, e cila është në pronësi të doktorit Edmond Gashit. Nga 3 mijë euro, pagesa do i ulej në 2500 për shkak të ndërhyrjes së tij.
 

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi