“Në sektorin e burgjeve paga mesatare është rritur me rreth 15%”- Manja për skandalin tek Onkologjiku: Neveri dhe ndëshkim për këdo që njollos mjekësinë. Hetimi ka nisur…
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja në komunikimin e tij për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, tha se edhe sektori i burgjeve ka përfituar nga rritja e pagave mesatarisht me 15.12%.
“Në këtë rritje të pagave ka përfituar edhe sektori i burgjeve, ku përfshihet policia e burgjeve, stafet mjekësore dhe stafet civile.
Nga kjo rritje pagash do të përfitojnë 3,430 punonjës të policisë së burgjeve, sipas gradave.
Rritja e pagave varion nga 13-27%, mesatarisht pagat kësaj radhe janë rritur me 15,12%.
Tashmë aspirantët do të jenë pjesë e organikës dhe do të paguhen me 80% të pagës së inspektorit.
Rritja e pagës bruto do të variojë nga 6 mijë lekë deri në 33,600 lekë” tha fillimisht Manja.
Ministri foli edhe për skandalin tek Onkologjiku ku u shpreh se qëndrimi i qeverisë në këtë rast është i qartë “neveri dhe ndëshkim për këdo që njëlloj mjekësinë shqiptare”.
Ai bëri me dije se në periudhën janar-korrik 2023 ka pasur një plan të qarta masash për një hetim administrativ në qendrën spitalore “Nënë Tereza”, ku në fokus ka qenë Onkologjiku, hetim ky që vazhdon sipas mininistrit.
“Lidhur me atë shprehur kolegia ime Koçiu, lidhur me ngjarjen e neveritshme që doli dje në media në lidhje me spitalin onkologjik, qëndrimi i qeverisë është i qartë “neveri dhe ndëshkim për këdo që njollos shëndetësinë shqiptare”.
Ka nisur një hetim penal dhe ata do të ndëshkohen sipas ligjit, por disa banditë që veshin bluzën e bardhë nuk mund të njollosin bluzat e bardha të shëndetësisë shqiptare që për cdo i shërbejnë qytetarëve shqiptarë nga veriu në jug.
Ne do të ndërmarrim të gjithë masat që tha kolegia, por me lejoni të them që edhe në nivelin administrativ ka pasur një hetim të filluar për spitalin onkologik. Në janar të vitit 2023 është ndërmarrë një hetim dhe është ndëshkuar një punonjësi e këtij spitali, ndërkohë që në janar-korrik të vitit 2023 ka pasur një plan të qartë masash për një hetim administrativ në “Nëna Tereza” me fokus Onkologjikun, dhe ky hetim vazhdon” shtoi ai.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
<a class=”source-link” href=”http://www.panorama.com.al/ne-sektorin-e-burgjeve-paga-mesatare-eshte-rritur-me-rreth-15-manja-per-skandalin-tek-onkologjiku-neveri-dhe-ndeshkim-per-kedo-qe-njollos-mjekesine-hetimi-ka-nisur/”>Burimi</a>