![Ndarja nga jeta e Vera Zhejit, reagon presidenti Begaj: Zëri ikonik i Radio Tiranës! Do të kujtohet me nderim si “zonja e madhe” e mikrofonit dhe skenës](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/08/ndarja-nga-jeta-e-vera-zhejit-reagon-presidenti-begaj-zeri-ikonik-i-radio-tiranes-do-te-kujtohet-me-nderim-si-zonja-e-madhe-e-mikrofonit-dhe-skenes_66c4aad43f37d.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Ndarja nga jeta e Vera Zhejit, reagon presidenti Begaj: Zëri ikonik i Radio Tiranës! Do të kujtohet me nderim si “zonja e madhe” e mikrofonit dhe skenës
👁752
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas ndarjes nga jeta të gazetares dhe aktores së mirënjohur, Vera Zheji.
Kreu i Shtetit shprehet se Vera Zheji ishte zëri ikonik i Radio Tiranës dhe se do të kujtohet me nderim si “zonja e madhe” e mikrofonit dhe skenës.
“U nda nga jeta Vera Zheji, zëri ikonik i Radio Tiranës.
Një grua që pothuajse është e vështirë që të ketë të ngjashme në cilësinë e gazetares, spikeres dhe gruas me mendje të lirë.
Spikere, gazetare, aktore dhe pedagoge e Fjalës Artistike në Institutin e Lartë të Arteve, Vera Zheji do të kujtohet me nderim si “zonja e madhe” e mikrofonit dhe skenës”, shkroi presidenti Begaj.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi