Ndalimi i Rezart Veleshnjas, aktori i humorit i mori makinën shokut të tij për ta përdorur, por ia shiti për 2 mijë euro

Ndalimi i Rezart Veleshnjas, aktori i humorit i mori makinën shokut të tij për ta përdorur, por ia shiti për 2 mijë euro

Zbardhen detaje të reja nga ndalimi i aktorit të humorit, Rezart Veleshnja.

Raportohet se Rezart Veleshnja i ka marrë makinën shokut të tij për ta përdorur.
Por, aktori i humorit nuk ia ka kthyer më dhe ia ka shitur dikujt tjetër për një shumë prej 2 mijë euro.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin R. V, banues në Tiranë, pas me anë të mashtrimit, i ka marrë një automjet, shtetasit Y. T., dhe më pas e ka shitur”,”- njoftoi policia.
Kujtojmë se Veleshnja ka qenë pjesë e Big Brother Vip Kosova së fundmi, por u përjashtua për shkak se sipas produksionit kishte shënuar episode të ngacmimeve seksuale, gjuhë urrejtje, fyerje dhe kërcënime.
Rezi u përjashtua nga gara pas veprimit ndaj Xhenetës, duke e goditur atë në prapanicë, një veprim që u konsiderua i dënueshëm nga produksioni.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente