MOTO GP/ Peko kalon Biaxhin dhe Doviciozon. 2023-shi fantastik i Banjajës, numrat e një sezoni magjik

MOTO GP/ Peko kalon Biaxhin dhe Doviciozon. 2023-shi fantastik i Banjajës, numrat e një sezoni magjik

Në fronin e Moto GP është ende ai, Françesko Banjaja. Italiani i Dukatit fitoi titullin e tij të dytë në klasin e lartë në Botërorin 2023, i treti në total duke përfshirë atë në Moto 2, pesë vite më parë. Sezoni i Pekos mund të ndahet në dy pjesë: dominues deri në shtator, më i kujdesshëm dhe në mbrojtje kur Horge Martin nisi të rikuperonte terren.

Gjithashtu kampionati u karakterizua edhe nga disa momente emocionuese dhe ngjitja drejt miteve të Moto GP-së.
GRAND SLAM –
“Pole position”, xhiro më e shpejtë dhe garë e dominuar nga fillimi e deri në fund, e përkthyer me dy fjalë “Grand Slam”. Në Moto GP, Banjaja e kishte arritur të realizonte fundjavën perfekte në vitin 2022, në Spanjë. Ndërsa këtë sezon piloti 26-vjeçar i Dukatit u përsërit në dy raste, në Itali dhe Austri. Por “Grand Slam”-et e tij këtë hera janë përmirësuar gjithashtu nga triumfi në garën Sprint, gjithmonë në të njëjtën mënyrë: dominim nga xhiroja e parë në të fundit, e kompletuar me një xhiro më të shpejtë.
MË I SUKSESSHMI –
Askush nuk ka fituar aq sa Françesko Banjaja në 2023- shin. Peko ka bërë të tijat shtatë fitore në Çmimet e Mëdha të këtij sezoni në Moto GP. Italiani fitoi në Portimao, Herez, Muxhelo dhe Asen para pushimit veror, ndërsa më pas në Austri, para se të përjetonte një frikë të madhe me aksidentin në Barcelonë. Fitorja në Indonezi e çoi kampionatin në favor të Pekos, duke ndalur përpjekjen për ndjekje dhe arratisje të Horge Martinit. Më në fund vula finale erdhi në Valencia, duke fituar garën, për të certifikuar dhe titullin e dytë radhazi.
ARRITJA E MITEVE –
Në vitin 2023, Banjaja jo vetëm që ka mbrojtur mbretërinë e tij, por i ka zgjeruar edhe më shumë kufijtë e tij, duke synuar mitet italiane të Moto GPsë. Në klasin “mbretëror”, piloti torinez arriti kuotën e 18 sukseseve, të gjitha këto në 3 vitet e fundit në logon e fabrikës Dukati. Këto rezultate e kanë lejuar Pekon të kapërcejë kampionë si Maks Biaxhi dhe Andrea Doviciozo në renditjen e italianëve më të suksesshëm në Moto GP. Biaxhi është ndalur në 13 triumfe, ndërsa Doviciozo në shifrën e 15 fitoreve.
PODIUMI –
Numri i 18 fitoreve e bën Banjajën italianin e tretë më të suksesshëm në klasin e lartë të motorëve. Para tij janë dy mite. Xhakomo Agostini me 68 fitore, i aftë të fitojë gjithashtu tetë tituj në kategorinë 500 cc me MV Agusta dhe Yamaha. Ndërsa në majë qëndron ai, Valentino Rossi, autor i 89 fitoreve mes kategorisë 500 dhe Moto GP. Suksese të ndara midis periudhës katërvjeçare te Honda midis viteve 2000 dhe 2003 dhe përvojës së gjatë më pas me Yamahan.
KONFIRMIMI –
Banjaja u bë gjithashtu kampioni i tretë botëror që mbron titullin në që kur ekziston Moto GP. Para tij, këtë rezultat e kanë arritur dy përbindësha, si Valentino Rosi, i cili e mbrojti me sukses titullin midis viteve 2002 dhe 2004 dhe nga 2008 deri në 2009. Gjithashtu edhe Mark Markez bëri të njëjtën gjë në periudhën dyvjeçare 2013-14 dhe në katër vitet midis 2016 dhe 2019.

NUMRI 1 –
Për më tepër, për herë të parë, falë Banjajës, Moto GP ka 1 numër të qëndrueshëm. Deri më tani, kampionët nuk e kishin zgjedhur kurrë këtë tryezë, simbol të mbretit në fuqi. Përkundrazi, ata që kishin provuar nuk ia dolën përsëri. Niki Haiden, kampion bote në 2006, hoqi dorë vitin pasardhës. Të njëjtën gjë bëri edhe Keisi Stoner në dy raste. Australiani, në fakt, dështoi të konfirmohej me numrin 1 në motorin e tij në vitin 2012. Gjithashtu një sezon më parë edhe Horge Lorenzo nuk ia kishte dalë, të mbronte kurorën me numrin 1 të stampuar në motor. Nëse shikojmë edhe nga kategoria 500, që nga koha e Mik Dohan në vitin 1998 numri 1 nuk ka rezistuar në duart e kampionit në fuqi.
ARTIN LLESHAJ -PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
Burimi