Moto GP mbyll sezonin në Valencia. Banjaja përgatit festën, Martin shpreson te përmbysja e çmendur

Moto GP mbyll sezonin në Valencia. Banjaja përgatit festën, Martin shpreson te përmbysja e çmendur

Botërori i Moto GP-së ka mbërritur në ndalesën e finale këtë fundjavë në Velancia. Disa kilometra të tjera dhe më në fund do të mësojmë se kush do të jetë kampioni i botës për vitin 2023. Sfidantët tashmë dihen dhe pritet të dhurojnë emocione të forta në eventin përmbyllës të kampionatit.

Peko Banjaja e thelloi epërsinë e tij ndaj Horge Martin në 21 pikë në Katar, teksa spanjolli shpërtheu me akuza për problemin e gomave. Tani Martin do të ketë në dispozicion Sprintin dhe Çmimin e Madh të Valencias për të provuar përmbysjen. Por le të zbulojmë shanset e betejës Banjaja-Martin në kompanitë e basteve.
GJITHÇKA NË VALENCIA – Rruga tani duket e qartë, epërsia prej 21 pikësh është një diferencë e mirë sigurie për Pekon, kur fundjava në Valencia ofron gjithsej 37 pikë. Por duhet parë me kujdes gara e Sprintit, teksa Martin deri tani ai ka fituar tetë dhe do të përpiqet të krijojë një rikthim tjetër, duke filluar nga gara e shpejtë. Nga ana tjetër, Banjaja vjen nga gjashtë podiume radhazi në gjashtë garat e fundit të mëdha, duke regjistruar vetëm një fitore, katër vende të dyta dhe një të tretën. Është e qartë se situata e renditjes i buzëqesh Banjajës, i cili edhe sipas kompanive të basteve është vetëm një larg titullit të dytë radhazi kampion në Moto  GP. Suksesi i italianit të Dukatit kuotohet 1.12, ndërsa përmbysja e Horge Martin kuotohet me koeficientin 5.
BAGNAJA, KAMPION TË SHTUNËN NËSE … — Për të fituar kampionatin botëror të shtunën, Banjajës do ti duhet të përfundojë Sprintin me një diferencë prej 25 pikësh përpara Martinit në klasifikimin e përgjithshëm, duke shtuar kështu 4 pikë në avantazhin e tij 21. Siç dihet titulli shkon për Pekon, nëse dy pilotët e mbyllin me pikë të barabarta, pasi italiani numëron më shumë gara të fituara, 6 ndaj 4 të spanjollit.
Për të qenë kampion para garës së të dielës, Banjajës do ti duhet të fitojë Sprintin dhe të shpresojë që Martin të mos shkojë përtej vendit të tretë, ose të përfundojë i dyti dhe Martin i pesti. Por ka një seri të tërë kombinimesh të tjera të mundshme që mund ta dorëzojnë titullin zyrtarisht në duart e Pekos. Martin, nga ana tjetër, mund ta fitojë titullin vetëm të dielën dhe vetëm nëse shfaqet në radhën e nisjes brenda një diference prej 24 pikësh nga ai rivali.
PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
Burimi