Moti bën kthesën e papritur të mërkurën! Priten reshje shiu dhe breshër pothuajse në të gjithë vendin, por temperaturat mbeten ende të larta

Moti bën kthesën e papritur të mërkurën! Priten reshje shiu dhe breshër pothuajse në të gjithë vendin, por temperaturat mbeten ende të larta

Pas ditëve të nxehta me diel, ditën e mërkurë (26 qershor) vendi ynë parashikohet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në orët e mesditës parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit. Hera-herës reshjet e shiut pritet të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Në ekstremin verior lokalisht reshjet e shiut pritet të jenë me intensitet mesatar e lokalisht të lartë në formën e rrebesheve afatshkurtra.
Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut ndërpriten në pjesën më të madhe të vendit, për tu lokalizuar vetëm në veri të vendit me intensitet të ulët deri mesatar.
Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 5m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 16 deri 31°C
në zonat e ulëta 20 deri 35°C
në zonat bregdetare 23 deri 35°C

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi