Misteri vdekjes së Sonilës! U gjet e pajetë në banesë, dyshohet se 21-vjeçarja u detyrua nga partneri të prostituohej! Prokuroria italiane: Mund të jetë shtyrë drejt…
Pas më shumë se 3 vitesh nga vdekja e 21-vjeçares shqiptare, Sonila Cani, e cila u gjet e pajetë më 21 mars 2021 në një apartament në periferi të qytetit të Torinos, ku banonte me partnerin dhe djalin 2-vjeçar, detaje të reja po dalin në dritë.
Sipas hetimeve të Pokurorisë italiane, 21-vjeçarja është detyruar nga partneri të prostituohej dhe mund të ishte shtyrë të kryente vetëvrasje.
Historia e Sonilës u zbulua pas operacioni policor në Itali ku u lëshuan 5 masa sigurie , për vepra të ndryshme penale nga grabitja deri te shfrytëzim prostitucioni dhe emigracioni i paligjshëm.
16 persona janë nën hetim, përfshirë edhe partnerin e 21-vjeçares, Kreshnik Cani. Siç raporton gazeta La Stampa, ka qenë partneri i viktimës që e ka gjetur trupin. Ai ka deklaruar se bashkëshortja e tij ishte vetëvrarë teksa vetë ai ndodhej në lokal.
Pastaj një muaj më vonë, ndryshoi versionin e tij e ngjarjes, duke pretenduar se Sonila ishte vrarë ndoshta sepse dikush dyshonte se spiunonte në polici. Burri i 21-vjeçares tha gjithashtu se nga shtëpia ishin zhdukur edhe 17 mijë euro, ndërsa celulari i viktimës nuk u gjet kurrë.
Sipas hetuesve, versioni i bashkëshortit të Sonilës nuk është i besueshëm, por në të njëjtën kohë nuk ka prova të mjaftueshme për të mbështetur se ai e detyroi atë të kryente vetëvrasje, edhe nëse ai mbetet nën hetim për atë krim dhe për shfrytëzim prostitucioni.
Operacioni i policisë, i quajtur “Mariposa”, çoi në shkatërrimin e një rrjetit dhe filloi në maj të vitit 2022 pas një grabitje ndaj një prostitute shqiptare.
Dy vëllezër dhe një prostitutë kishin grabitur dhe rrahur një grua tjetër për shkak se punonte si punonjëse seksi në zonën e tyre. Kështu, hetimet zbuluan një sistem kriminal që përfshinte gra të reja të detyruara të prostitucionin në zonat periferike të qytetit si Barriera Nizza dhe Madonna di Campagna.
Punonjëset e seksit raportohet se ishin dhunuar fizikisht e psikologjikisht, si edhe janë detyruar t’ia dorëzonin të gjithë të ardhurat toturëve të tyre.
LEXONI EDHE:
Vdekja e mistershme e 22-vjeçares/ Nëna e Sonilës shpërthen në lot, sheh për herë të parë fotot e vajzës së saj duke pritur klientë në rrugë. Akuza e fortë ndaj dhëndrit
“Për 1 vit siguruam 17 mijë Euro”/ Vdekja misterioze e 22-vjeçares, zbulohet e vërteta, ja çfarë pune bënin çifti i shqiptarëve në Itali
Vdekja misterioze e 22-vjeçares/ Rrëfimi rrëqethës i bashkëshortit, nga dyshimi për vrasje, paratë e humbura dhe BMW-ja e bardhë e dyshimtë
Burimi