Media greke zbulojnë prapaskenat e dhënies së lejes për betim si eurodeputet të Fredi Belerit: Çfarë ndodhi gjatë samitit të NATO-s

Media greke zbulojnë prapaskenat e dhënies së lejes për betim si eurodeputet të Fredi Belerit: Çfarë ndodhi gjatë samitit të NATO-s

“Nëse gjithçka shkon sipas planit, të hënën e ardhshme, pak pas orës 12:30, Fredi Beleri do të bëjë deklaratën e tij të parë si eurodeputet i zgjedhur i Demokracia e Re para mediave në sallën “Eleftherios Venizelos”, përpara se të udhëtojë për në Strasburg, ku do të betohet si eurodeputet dhe më pas do të votojë për Ursula von der Leyen për një mandat të dytë pesë-vjeçar në Komisionin Europian”, shkruan Protothema.gr.

Sipas medias greke, vendimi i Shqipërisë për t’i dhënë Fredi Belerit një leje pesëditore nga burgu i Fierit, nuk ishte i lehtë, por një produkt i presioneve të Greqisë dhe Europës.
“Mesazhi ishte: është e paimagjinueshme që një eurodeputet i zgjedhur të mos betohet në Strasburg pas marrjes së postit të tij, veçanërisht kur ai mbahet i burgosur në një shtet aderues në BE. Në fund të fundit, pasi të vuajë dënimin e vendosur nga Apeli, Beleri gjithsesi do të dalë nga burgu në vjeshtë, ndaj nuk ka asnjë përfitim që Shqipëria të insistonte në ndalimin e tij”, shkruan Protothema.
Në artikull shkruhet se shqiptarët, megjithatë, nuk u morën në këtë vendim si rezultat i një… procesi logjik, por ka pasur, siç raportojnë burime për protothema.gr, procese intensive nga pala greke, në nivelin më të lartë të qeverisë, por edhe nga drejtuesit e Ministrisë së Jashtme.
Sipas informacioneve të medias greke, në Samitin e NATO-s në Uashington nuk ka pasur asnjë takim mes Mitsotakis dhe Ramës. Gjithashtu, protothema.gr shkruan se procesi për dhënien e lejes janë intensifikuar ditët e fundit, ndërkohë që ky zhvillim duket se është vulosur në një takim të shkurtër 4 me 4 të zhvilluar në Samitin e NATO-s nga Ministri i Punëve të Jashtme Giorgos Gerapetritis me homologun shqiptar të Igli Hasani, i cili me sa duket kishte autorizim politik nga Edi Rama, raporton media greke.
“Natyrisht, pavarësisht se zoti Beleri është shkarkuar nga posti i kryetarit të bashkisë së Himarës, Athina e ka vënë syrin te zgjedhjet e ardhshme për kryetar bashkie më 4 gusht”, përfundon Protothema.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi