
Më i votuari në Primaret e PD, flet deputeti Nallbati: Nuk e prisja! Politikën nuk shoh si mundësi për t’u bërë VIP, por për të mbështetur njerëzit
Bledjon Nallbati është shprehur se nuk e priste të ishte emri më i votuari në listën e Primarëve të personave që kanë shprehur interes për të qenë kandidat për deputet në radhët e PD-së.
Nallbati, u shpreh se politikën nuk e ka parë si mundësi për t’u bërë VIP, por si një mundësi për të ndihmuar njerëzit.
“Nuk e kam parë politikën si mundësi për t’u bërë VIP, por si një mënyrë për të mbështetur njerëzit që më kanë përkrahur. Prisja një rezultat të mirë në Korçë, por nuk e mendoja se do të isha ndër më të votuarit në republikë. Falënderoj të gjithë anëtarët e PD që më besuan,” tha ai në emisionin Kjo Javë.
Duke folur për listat e kandidatëve për deputetë, ai tha: “Janë shumë elementë që duhen konsideruar, si angazhimi në parlament, aktiviteti politik, votat e marra në 2021. Kjo është një fazë që pritet me ethe, por do të respektohet procesi dhe kriteret.”
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi