Listë e përbashkët me PD? Ilir Meta zbardh takimin me Flamur Nokën: Preferojmë të dalim me logon dhe flamurin tonë! Pjesë e primareve? Ja si përgjigjet Presidenti i PL-së
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka konfirmuar takimin me Flamur Nokën, por thotë se ky takim është zhvilluar ditën e djeshme dhe ka qenë tepër miqësor. Meta tha se kanë diskutuar për aksionin opozitar, por edhe për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Ndërsa i pyetur nëse do të jetë pjesë e primarëve të PD për zgjedhjet e ardhshme, Meta u përgjigj: “Respektojmë cdo vendim të PD, ne marrim vendimin tonë në të mirë të maksimizimit të votës. Respektojmë cdo vendim të PD dhe ata besoj do respektojnë vendimin tonë”.
Pyetje: Duke qenë se nuk është arritur një marrëveshje me ju dhe PD. PD në statutin e saj përcakton se lista e deputeteve duke të kalojë në primare, jeni i gatshëm që ë bëheni pjesë e primareve të PD ose të të dyja forcave nëse gjendet një marrëveshje? Do të preferonit listë të hapur apo të mbyllur?
Ilir Meta: Respektojmë cdo vendim të PD, ne marrim vendimin tonë në të mirë të maksimizimit të rezultatit të opozitës së vërtetë dhe fitores së saj. Respektojmë cdo vendim të PD dhe ata besoj do respektojnë vendimin tonë. E rëndësishme është fryma e bashkëpunimit dhe fuqizimi i aksionit opozitar.
Pyetje: Listë të përbashkët apo listë të ndarë?
Ilir Meta: PL në cdo rast do kërkonte fitoren e opozitës. Do të preferonte që të dilte me logon dhe flamurin e saj, por kjo është një çështje që nuk e vë në diskutuam luajalitetin e PL.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi