Listat për deputetë/ Rama takime kokë më kokë me drejtuesit politikë të qarqeve! Interes për të qenë në garë edhe 4 kryebashkiakë

Listat për deputetë/ Rama takime kokë më kokë me drejtuesit politikë të qarqeve! Interes për të qenë në garë edhe 4 kryebashkiakë

Për të tretën ditë me radhë, kryeministri Edi Rama zhvillon takimet me drejtuesit politikë socialistë në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Mësohet se në vilën qeveitare 31 Rama do të presë individualisht me çdo drejtues qarku për të diskutuar emrat e mundshëm që do të përfshihen në listat e kandidatëve për deputetë.
Vendimi final për listat e kandidatëve do të merret në mbledhjen e kryesisë socialiste, e cila do të mbahet më 12 mars.
Gjithashtu, janë përmendur disa kryebashkiakë që kanë shprehur interes për të qenë në listat për deputetë, përfshirë Ervin Demon, kryetar i Bashkisë së Beratit, Juliana Mema, kryebashkiake e Dimalit, Tërmet Peçi, kryetar i bashkisë së Tepelenës dhe Agron Malaj, kryetar i bashkisë së Matit, raporton News24.
Për listën e mbyllur, Rama ka theksuar se do t’i japë prioritet më të madh përfaqësimit të grave dhe vajzave, ndërsa për listën e hapur do të përfshihen eksponentë të PS-së që kanë më shumë se dy mandate, të cilët do të luftojnë për një vend në Parlament.
 

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente