Lirimi i Sali Berishës, reagon nënkryetari i Kuvendit! Agron Gjekmarkaj: Fitorja e Trump vjen edhe në Shqipëri!
Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, ka reaguar pas heqjes së masës “arrest shtëpie” ndaj kryetarit të PD-së, Sali Berisha, me vendim të Gjykatës së Posaçme.
Agron Gjekmarkaj shprehet se fitorja e Donald Trump ka arritur edhe në Shqipëri.
Deputeti demokrat thekson se me lirimin e liderit të opozitës, Sali Berisha, era e ndyshimit po vjen në vendin tonë.
“Fitorja e Trump arrin dhe në Shqipëri! Lirohet lideri i opozitës Prof. Dr. Sali Berisha! Era e ndryshimit po vjen në vendin tonë!”, shkruan Gjekmarkaj.
Gjyqtarja e GJKKO-së, Flojera Davidhi, mori sot (27 Nëntor) për të revokuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj Sali Berishës. Sipas avokatit të kreut të PD-së, ndaj Sali Berishës nuk është caktuar asnjë masë tjetër sigurie.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi