LAJM I FUNDIT/ Dy ditë pasi u paraqit në SPAK, deputeti i Partisë Socialiste dorëzon mandatin

LAJM I FUNDIT/ Dy ditë pasi u paraqit në SPAK, deputeti i Partisë Socialiste dorëzon mandatin

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorezuar mandatin, dy dite pasi u paraqit ne Prokurorine e Posacme.
Mësohet se Çyrbja, deputet i qarkut Durrës, ka paraqitur kërkesën për lënien e mandatit.
Lënia e mandatit vjen disa ditë pas pyetjes së Cyrbjas në SPAK, lidhur me një kallëzim të Edi Palokës së PD-së për abuzim me detyrën gjatë kohës kur ai drejtonte Hipotekën e Durrësit.
Deri në këto momente, Cyrbja nuk ka bërë asnjë reagim për çështjen e lënies së mandatit.
Ai largohet nga Kuvendi pak muaj para zgjedhjeve të reja parlamentare të vitit 2025, çka do të thotë se nuk do të jetë në listat e kandidatëve të maxhorancës.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi