“Ky pushtet s’është në shërbim të qytetarëve”- Tubimi para Bashkisë, Balliu: Opozita do të qëndrojë më shumë se kurrë më 11 korrik! Protestojmë për drejtësi

“Ky pushtet s’është në shërbim të qytetarëve”- Tubimi para Bashkisë, Balliu: Opozita do të qëndrojë më shumë se kurrë më 11 korrik! Protestojmë për drejtësi

Ish-deputeti Klevis Balliu është shrehur gjatë protestës para Bashkisë Tiranë se “ky pushtet e ka vërtetuar që nuk është në shërbim të qytetarëve”.

Ai theksoi se opozita do të qëndrojë më shumë se kurrë më 11 korrik, duke shtuar se potestohet për drejtësi.
“Ky pushtet e ka vërtetuar që nuk është në shërbim të qytetit dhe nuk është në shërbim të qytetarëve, por në shërbim të krimit të organizuar dhe pushtetarëve të korruptuar, Atyre që duan të na shesin, nuk mund të ketë drejtësi pa arrestuar Veliajn. Ai është njeriu që ka sjellë për herë për parë një palmë 6 mijë euro me paratë e qytetarëve dhe i ka futur në llogaritë e veta bankare. Bashkia e Tiranës është kthyer në një vend ku vijnë marrin ca para këtu e ikin në shtëpi.
Hyjnë e dalin rilindas, marrin para e ikin, sepse Veliaj ka kriter që kush vjedh më shumë në këtë qeveri.
Nuk do i lejojmë kurrë që këto dokrra tu shiten qytetarëve, kjo opozitë qëndron sot dhe do të qëndrojë në datën 11 korrik më shumë se kurrë dhe më të fortë se kurrë për të zhdukur narkoshtetin dhe për të kthyer shtetin. Shqiptarët po protestojnë për drejtësi që në burg të shkojnë pushtetarët e korruptuar jo ata që i denoncojnë”, tha Balliu.
 

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi