“Kreun e ri të Policisë së Shtetit e keni të paracaktuar”- Salianji: Po i tenderoni drejtorët në qarqe që të ndihmojnë në zgjedhje! Ardi Veliun e kishit analfabet, s’lexonte dot abetaren
Deputeti i PD, Ervin Salianji në Komisionin e Sigurisë ngriti shqetësimin se emri i ri i drejtorit të Policisë së Shtetit është paracaktuar.
Po ashtu ai kërkoi sqarime nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha nëse kanë marrë informacione nga SPAK nëse kandidatët janë të lidhur me krimin ose jo, por ministri tha se “nuk komenton deklaratat e kreut të SPAK.”
Gjithashtu deputeti i PD u shpreh se “Po i tenderoni drejtorët e policisë në qarqe që të ndihmojnë në zgjedhje, kjo është fakt”, ndërsa theksoi se “në zgjedhjet e kaluara është përdorur OFL”.
“Gjatë procesit të filtrimit të kandidatëve për drejtor të policisë së shtetit, a i kërkohet informacion për kandidatët SPAK apo jo. Se ka një shqetësim nga ajo strukturë se janë të lidhur me krimin. Që ta parandalojmë këtë.
Tha ministri që janë skualifikuar 4 kandidatë. Po pse ka dijeni ministri për këtë kur ka një komision me 3 anëtarë. Të mbarojë procesi, të kemi një sistem pikëzimi dhe pastaj ta diskutojmë, ose ta nxjerrë komisionin dhe ta sqarojnë. Por kjo tregon se e keni të paracaktuar.
Dy gjera do ju them, vjedhja e zgjedhjeve nuk është lishencë për debiliteti për të dhënë cdo gjë, nuk është lishencë për të vjedhur. Argumenti dhe diskutimi për cdo përgjegjës dhe përgjegjësitë që ka cdo institucion nuk të bëjë me votën.
Më mirë të jetë mik me ministrin, drejtori i përgjithshëm sesa të jetë mik dhe vartës i krimit të organizuar. Po i tenderoni drejtorët e policisë në qarqe që të ndihmojnë në zgjedhje, kjo është fakt. Në zgjedhjet e kaluara është përdorur OFL. Ti kishe drejtorin e policisë analfabet, Ardi Veliun, nuk lexonte dot abetaren, bënte A dhe mbetej te B. Vetëm A kishte mësuar. A doli dhe tha që në Elbasan nuk kishte ngjarje…? E ka pasur drejtor të përgjithshëm dhe drejtor AMP. Tha vrasja e Klodian Rashës ndodhi se kishte pistoletë në dorë”, tha Ervin Salianji.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi