
Konsumoi fostoksinë, ndërron jetë 62-vjeçarja në Korçë
👁1608
Ka ndërruar jetë 64-vjeçarja që konsumoi fostoksinë në Korçës.
Policia bën me dije se shtetasja L. A, ndërroi jetë në spital, ku u dërgua për ndihmë mjekësore.
Kanë qenë familjarët e saj që kanë konstatuar gjendjen e rënduar të 62-vjeçares dhe menjëherë kanë lajmëruar ambulancën.
Ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Pasditen e sotme, në fshatin Kuç i Zi, Korçë, në banesën e saj, shtetasja L. A., rreth 62 vjeçe, dyshohet se ka konsumuar lëndë helmuese fotoksinë. Kjo shtetase u dërgua për mjekim në spital, ku për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi