“Kërkojmë bashkëpunim me policinë”- Tensionet në protestë, Balliu: Çdo akt provokator ndaj qytetarëve është  krim

“Kërkojmë bashkëpunim me policinë”- Tensionet në protestë, Balliu: Çdo akt provokator ndaj qytetarëve është krim

Klevis Baliu organizator i protestës së opozitës te zona e pallatit me Shigjeta në Tiranë tha për News 24 se çdo akt provokimi nga policia kundrejt protestuesve është krim.
Ballliu kërkon bashkëpunim me policinë për mbarëvajtjen e protestës.

Balliu: Sipas ligjit është e drejtë e qytetarëve që të bëjnë protestën, dhe policia është njoftuar për protestën. Çdo akt provokator ndaj qytetarëve është një krim. Ka eksponentë që kërkojnë të provokojnë qytetarët, ka pasur disa përplasje, por momentalisht situate është qetësuar. Ne kërkojmë bashkëpunimin e policisë, do të vazhdojmë të protestojmë. Kjo protestë do vazhdojë deri në momentin që qytetarët ta shohin të arsyeshme. Kam dëgjuar se në disa akse të tjera qytetarët janë dhunuar, unë i bëj thirrje policisë të merret me bandat me krimin e organizuar dhe jo me qytetarët.  Ne po protestojmë për të drejtat e çdo qytetari.
Opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike proteston sot, përmes mosbindjes civile duke bllokuar disa akse kryesore në Tiranë.
Protesta sot është akti i tretë i Mosbindjes Civile. Forma e protestës sot është e njëjtë si herën e fundit, duke bllokuar disa rrugë përmes mosbindjes civile.
Opozita ka bllokuar Rrugën e Elbasanit, rrugën te sheshi Willson, aksin te Pallati me Shigjeta, rrugën pranë Bashkisë së Tiranës dhe rreth rrotullimin te Zogut i Zi.
Opozita kërkon krijimin e një qeverie teknike për të organizuar zgjedhjet parlamentare 2025.
 

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi