Kërcënoi me armë zjarri kuzhinierin e lokalit pas konfliktit me kamarierin, arrestohet 33-vjeçari i shpallur në kërkim

Kërcënoi me armë zjarri kuzhinierin e lokalit pas konfliktit me kamarierin, arrestohet 33-vjeçari i shpallur në kërkim

Policia ka arrestuar 34-vjeçarin, Ersild Ishmi, të shpallur në kërkim pasi kërcënoi me armë zjarri kuzhinierin e një lokali në Velipojë.

Ngjarja ka ndodhur më 28 qershor në fshatin Pulaj, pas një konflikti që kuzhinieri i lokalit, 33-vjeçari me iniciale A. F., ka pasur me kamarierin, 20-vjeçarin me iniciale E. H., i cili është i afërm i të arrestuarit, Ersild Ishmi.
“Si rezultat i kontrolleve, u kap shtetasi në kërkim E. I., 33 vjeç, banues në Shkodër.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se më datë 28.06.2024, në një lokal në fshatin Pulaj, ka kanosur me armë zjarri pistoletë, kuzhinierin e lokalit, shtetasin A. F., 33 vjeç, banues në Vaun e Dejës, pasi ky i fundit ishte konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin E. H., 20 vjeç, kamerier i lokalit (i afërm i shtetasit E. I.)”, njoftoi policia.
Arma e zjarrit pistoletë është sekuestruar nga shërbimet e Policisë, pas konfliktit.
 
 
Njoftimi i policisë:
Velipojë/Vijojnë kontrollet në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”.
Kanosi me armë zjarri pistoletë, një shtetas, gjatë një konflikti të çastit, në një lokal në fshatin Pulaj, kapet dhe ndalohet 33-vjeçari i shpallur në kërkim.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.
Si rezultat i kontrolleve, u kap shtetasi në kërkim E. I., 33 vjeç, banues në Shkodër.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se më datë 28.06.2024, në një lokal në fshatin Pulaj, ka kanosur me armë zjarri pistoletë, kuzhinierin e lokalit, shtetasin A. F., 33 vjeç, banues në Vaun e Dejës, pasi ky i fundit ishte konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin E. H., 20 vjeç, kamerier i lokalit (i afërm i shtetasit E. I.).
Arma e zjarrit pistoletë është sekuestruar nga shërbimet e Policisë, pas konfliktit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi