![“K’cimi i Tropojës” zyrtarisht pjesë e UNESCO, Rama: Deri dje kjo trashëgimi ishte e braktisur nën pluhurin e harresës](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/12/kcimi-i-tropojes-zyrtarisht-pjese-e-unesco-rama-deri-dje-kjo-trashegimi-ishte-e-braktisur-nen-pluhurin-e-harreses_6759ea1747199.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
“K’cimi i Tropojës” zyrtarisht pjesë e UNESCO, Rama: Deri dje kjo trashëgimi ishte e braktisur nën pluhurin e harresës
“K’cimi i Tropojës” është shpallur zyrtarisht pjesë e UNESCO. Dhe kryeministri Edi Rama ka reaguar në një postim në rrjetet sociale, ku shprehet se ky është një lajm i bukur.
Rama shprehet se kjo është dëshmi e progresit të kësaj dekade për shpëtimin, rilindjen e promovimin e vlerave të kësaj trashëgimie, e cila sipas tij, deri dje të braktisur nën pluhurin e harresës.
“MIRËMËNGJES 😊 dhe me lajmin e bukur se “K’cimi i Tropojës” shpallet zyrtarisht pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO, si edhe me kënaqësinë e progresit të kësaj dekade për shpëtimin, rilindjen e promovimin e vlerave të kësaj trashëgimie deri dje të braktisur nën pluhurin e harresës, ju uroj një ditë të mbarë🫶”, shkruan Rama.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi