“Kanë vendosur kusht pagesën për të marrë aktet e dosjes”- Çështja “Partizani”, shtyhet gjyqi ndaj Berishës! Avokati: I kemi të domosdoshme, s’mund të na mohohen

“Kanë vendosur kusht pagesën për të marrë aktet e dosjes”- Çështja “Partizani”, shtyhet gjyqi ndaj Berishës! Avokati: I kemi të domosdoshme, s’mund të na mohohen

Është shtyrë seanca gjyqësore ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha në Gjykatën e Posaçme.

Avokati i ish-kryeministrit u shpreh se gjykata i ka vendosur kusht pagesën për marrjen e akteve të dosjes, duke theksuar se “duan të zvarrisin procesin”.
Përfaqësuesi ligjor Genc Gjokutaj u shpreh se i kanë të domosdoshme aktet e dosjes dhe se nuk mund t’u mohohen.
“U çel seanca! Ne në dispozicion kishim informacionin dy mujor të hetimeve të SPAK, për të cilën jemi shprehur, pasi ne e kemi parë, Ky informacion mbështetet mbi një bazë dokumentare që ne nuk e disponojmë. Kolegu ka ardhur në Gjykatë dhe i kanë vendosur kusht që aktet të merren kundrejt pagesës. Ky nuk është problem dëshire për të mos paguar, por është problem standardit sepse sipas ligjit, shpenzimet gjyqësore në fund të gjykimit, kanë edhe praktikën e Beqajt që i kanë dhënë aktet.
Ne i kemi të domosdoshme dhe nuk mund të na mohohen. Pse ka gabuar gjykata? Rruga e zvarritjes, bën atë që thotë SPAK, duan ta mbajnë këtë çështje”, tha ai.
Gjokutaj u shpreh se seanca e radhës do të zhvillohet me datën 19 korrik, ndërsa shtoi se dosja ka 12 fashikuj.
“Seanca u shty për me datën 19 që të marrim aktet. Kjo vendosi që aktet duhen marrë me pagesë. Nuk folëm për nivel financiar aty, u diskutua problemi që neve na takojnë këto akte. Në fund zgjidhet problemi i shpenzimeve gjyqësore, por këta po hapin shkolla të reja tani për të krijuar pengesa artificiale për procesin, sepse ata nuk e kanë problem të bëjnë fotokopje dhe në fund zgjidhet problemi i shpenzimeve gjyqësore. Duhet të jenë 12 fashikuj, kështu thonë ata. Proceset politike kanë rendimentin më të lartë, sepse printohen letra pa lidhje “, shtoi avokati i Berishës.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente