“Kadare me arratisjen e tij i dha goditje në ballë diktaturës!”- Fahri Balliu: Miku im s’të them lamtumire, do të jem përditë me ty!

“Kadare me arratisjen e tij i dha goditje në ballë diktaturës!”- Fahri Balliu: Miku im s’të them lamtumire, do të jem përditë me ty!

Nga Fahri Balliu  
Miku im s’te them lamtumire, do te jem perdite me ty! Dite si kjo qe na dha lajmin e hidhur per Kadarene, jane te tilla qe kundërshtojnë vete verdiktin e vdekjes.
Kjo vjen nga vellimi i dhimbjes dhe nga pesha e humbjes te njeriut te vlere, por ne rastin e Ismailit ka edhe nje shtese, se ne thelb verdikti i vdekjes nuk ekziston, ai ka lene vepren.Vepra e tij e mund vdekjen. Filozofikisht dhe praktikisht do te mungojne oret e takimit me te, syte tane nuk do e shohin me te ece, te flase ,te shkruaj.
Por ama, ne librat e tij mund ti hapim dhe duke lexuar mund te flasim me te, ti degjojme zerin dhe te ndjejme realisht lumturine e te folurit me te. Persjatje te tilla ,burojne nga trashgimia qe ai na la,ne ngjallje dhe tani. Ai u shfaq qe ne shkreptimat e para letrare si nje vetetime e nje talenti te madh, metafora e tij ju ngjit frymemarrjes te historise aktuale te kombit.
Vepra e tij e zhbëri krimin komunist dhe mesjeten e zymte te fateve te Shqipërisë.  Ai qemtoje diamante shqiptare qe ishin fshehur ne qymyrin e zi te kohes dhe solli “Prillin e Thyer” , ai nuk shkruajti por gjakoje nje veper si “Gjenerali i Ushtrise se Vdekur” qe tregoj se ky komb i vogel ishte ne anen e madhe te aleancave shpëtimtare te globit qe nga lufta e dyte botërore.
Ai na e solli Skenderbeun, nga historia në çdo shtëpi me “Keshtjellen” qe ishte ne te vertete shtepia e perjetshme Shqiptare. Ai leshoj jataganin e metafores se tij kunder diktatures komuniste ne thelbin e zi te saj me “Nepunesi i Pallatit te Endrrave”.
Ne tere eposin Kaderean, Kosova kjo moter fatkeqe e Shqiperise qe ra ne duart e burokracise dhe turpit te deshtakeve politikane te fillim shekullit 20te dhe per kete arsye mbeti nen Serbi me vuajte, vrasje dhe spastrim etnik, mbeti objektiv madhor i vepres letrare te Ismailit, dhe i veprimtarise se tij kombetare.
Ne prag te luftes te bombardimit te Beogradit nga aleanca e NATO-s ,ai u be ne Paris dhe ne te gjithe boten tribune dhe reference per ceshtjen e Kosoves, ate kohe botoi ne shtepine botuese Fayard, librin e jashtezakonshem me dokumenta dhe fakte arkivore te shkencatarve Kroate, “Spastrimi Etnik”.Ketij libri ai i beri parathënien dhe e solli te Shtepia Botuese 55, ku ne e kemi ribotuar disa here.
Ishte ky Kadare qe me arratisjen e tịj i dha goditje ne balle diktatures dhe mbeshteti qe nga ajo ore me mish e me shpirt levizjen studentore dhe pluralizmin qe kishte enderruar gjithe vepra e tij. Ai ishte nje ushtar i madh i atdheut te tij ,ai nuk jetoje asnje cast per veten e tij, sepse vepra qe bente dhe qe mbeti ka permasat qe i lyp shoqeria shqiptare ,atdheu i shqiptarve.
Shqiperia Jone ende e copetuar, ende e rrezikuar nga politikangjizet qe e vjedhin duke u fshehur pas oratoriese skizofrenike dhe rryshfeteve qe shperndajne, per ta sunduar dhe keputur lulen e Ballkanit.. Vepra, vepra qe ka lene ai duhet te mbushi oret e mesimit dhe te edukimit te rritjes te femijve tane ,niperve dhe nese do ti kemi syte atje do te shpetoje Shqiperia.Nese s’do ti ndahemi librit qe ai la, vepres qe ai la, do te jete i gjalle per secilin nga ne.
Atehere do te kemi shprese se Shqipëria ka të ardhme.Miku im s’te them kurre lamtumire, do te jem perdite me ty.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi