Iu sekuestruan miliona euro pasuri, reagon Kristian Boçi: Një shqiptar i vërtetë nuk abuzon me kombin e vet! Ligji ka të drejtë të më kontrollojë, por…

Iu sekuestruan miliona euro pasuri, reagon Kristian Boçi: Një shqiptar i vërtetë nuk abuzon me kombin e vet! Ligji ka të drejtë të më kontrollojë, por…

Biznesmeni Kristian Boçi ka reaguar sërish pasi Prokuroria e Tiranës i sekuestroi atij, Elman Abules dhe 5 personave të tjerë, pasuri me vlerë 50 milion euro, pasi dyshohet se ishin përfshirë në skemën e pastrimit të parave në Shqipëri.

Në një regim në rrjetet sociale, teksa ka publikuar një video nga kisha, Boçi ka komentuar lajmet e ditëvë të fundit, duke thënë se “ka krejt të drejtën e vet ligji mem pa, mem kontrollu, e mem verifiku”, duke shtuar më tej se sipas tij, “një Shqiptarë i vërtetë, nuk abuzon me Kombin e vet”.
“Para Zotit përulem dhe ndërgjëgjsohem. Siç paça zemren, ma boftë jetën. Lajmet e këtyre ditëve? Ka krejt të drejtën e vet ligji mem pa, mem kontrollu, e mem verifiku. Një shtet pa ligj, është si një shtëpi që e drejtojn fëmitë. Një Shqiptarë i vërtetë, nuk abuzon me Kombin e vet. Ju bekoftë Zoti dhe faleminderit për çdo Sms përkrahës”, shkruan ai.

Mes pasurive të sekuestruara janë 14 shoqëri tregtare, pasi institucioni i drejtësisë ka dyshime se janë pastruar paratë e drogës.
Sekuestro u janë vendosur kompanive ‘Hec Zall Xhuxhë’ dhe ‘MAK-08’, si edhe të firmave të Vladimir Avramit.
LEXONI EDHE: Sekuestrimi i 50 mln euro pasuri! Biznesmeni Kristian Boçi pastronte paratë e të dënuarit për drogë Elman Abule! U blenë HEC me vlera të konsiderueshme, skema që përdornin
Sipas organit hetues, kompanitë ishin në pronësi të familjarëve të Kristian Boçit. Ndërkohë Elmal Abule rezulton se ka kryer dënimin për drogë në Belgjikë në kuadër të një grupi kriminal.

 
LEXONI EDHE: Prokuroria e Tiranës i sekuestroi pasuritë, reagon Kristian Boçi: Kurrë nuk i kam hyrë në hak vendit tim, në 47 vite i kam dhënë më të mirën
SKEMA E PASTRIMIT TË PARAVE
Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pasuri me vlerë 50 mln euro të Krisjan Boçit, të dënuar për drogë në Belgjikë, Elman Abule dhe 5 persona të tjerë, pasi dyshohet se ishin përfshirë në skemën e pastrimit të parave në Shqipëri, ku rol kishin edhe bashkëshortet e tyre.
Mes pasurive të sekuestruara janë 14 njësi tregtare, llogari bankare, dyqane, garazhe,  apartamente dhe një automjet me vlerë 117 mijë euro në pronësi të Kristjan Boçit.
Prokuroria e Tiranës informon se nga hetimet ka rezultuar se Elman Abule, i cili ka kryer dënimin për trafik droge në Belgjikë në kuadër të grupeve kriminale, ka themeluar një sërë shoqërish tregtare me qëllimin për të maskuar kryerjen e aktiviteteve të paligjshme nga ana e tij, me veprimtari të konsideruara si të ligjshme.
Raportohet se Elman Abule, nëpërmjet krijimit të një sërë kompanive, disa prej tyre nën administrimin Kristjan Boçit dhe shtetasit me iniciale V. A., kanë krijuar një skemë të mirëfilltë të pastrimit të parave.
“Nga hetimet është konstatuar kryerja e disa veprime fiktive si p.sh.: shitje – blerje automjeti, ku në të njëjtën ditë është kryer anullimi i veprimit juridik, duke u shitur më tej mjeti me çmim shumë të lartë, marrja e kredive nga banka të nivelit të dytë, në nivele të pajustifikuara, ku vetë banka çuditësisht del edhe garant i shumave të dhëna”, informon organi hetues.
Gjithashtu rezulton se janë krijuar shoqëri fiktive, të cilat pavarësisht se nuk kanë kryer aktivitet financiar kanë pasur rritje të dukshme të kapitalit themeltar. Janë dhënë hua në shuma të konsiderueshme, por duke mos u justifikuar burimi i ligjshëm i krijimit të tyre, si edhe janë krijuar shoqëri me kuota të përbashkëta midis shtetasit me iniciale E. A. dhe Kristjan Boçit, apo midis Kristjan Boçit dhe Elman Abule, duke u përcaktuar vlera të mëdha të kuotave, por të pashlyera nga ortakët respektivë, blerja e heceve me vlera të konsiderueshme, por të papërligjur burimi i të ardhurave, etj.
Pasuritë e sekuestruara të Kristjan Boçit:
– Pasuria e llojit “Njësi”, me çmim të blerjes 9,300,000 Lekë;
– Pasuria e llojit “Njësi”, me çmim i blerjes 600,000 Euro;
– Pasuria e llojit “Dyqan”, me sipërfaqe 222 m2;
– Pasuria e llojit “Dyqan” me sipërfaqe 220.8 m2 dhe verandë me sipërfaqe 285 m2;
– Pasuria “Apartament”, me sip 201.8 m2;
– Pasuria “Garazh” me sipërfaqe 18.9 m2;
– Pasuria “Garazh” me vlerë totale 25,000 Euro ose 3,425,000 lekë (secili 25,000 Euro); dhe
– Pasuria e llojit “Autoveturë”, të tipit “Mercedez Benz”, në shumën 117,000 Euro.
Njoftimi i prokurorisë:
Prokuroria Tiranë sekuestron 50 milionë euro pasuri të shtatë personave, të dënuar më parë në Belgjikë për trafikim të lëndëve narkotike
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Ekonimik në Drejtorinë e Përgjithshmë të Policisë së Shtetit dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Doganeve, Tatimeve, kërkoi vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive në zotërim të shtetasve E. A., M. T., K. B., D. B., E. B., V. A., E. B. dhe pasurive të disa subjekteve tregtare të provuar si në administrimin e shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale’, parashikuar nga neni 287, paragrafi i dytë i Kodit Penal. Nga vlerësimi paraprak rezulton se vlera e pasurive të jetë 50 milionë euro.
Nga hetimi i kryer, u siguruan prova të mjaftueshme që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasit E. A. në bashkëpunim me shtetasin K. B., E. B. etj., kanë konsumuar veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287, paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe në këtë skemë dyshohet se janë përfshirë edhe bashkëshortet e tyre. Shtetasi E. A. rezulton i dënuar në Belgjikë, ku ka kryer edhe dënimin në kuadër të grupeve kriminale. Gjithashtu nga provat e administruara deri në këtë fazë të hetimit, ekziston dyshimi i arsyeshëm se ky shtetas ka konsumuar edhe veprën penale të “Kontrabanda me mallra të licencuara”, parashikuar nga neni 173 i Kodit Penal.
Në kuadër të veprimtarisë së tij të paligjshme, shtetasi E. A. ka themeluar një sërë shoqërish tregtare, me qëllimin të maskojë kryerjen e aktiviteteve të paligjshme nga ana e tij, me veprimtari të konsideruara si të ligjshme. Ky shtetas, nëpërmjet krijimit të një sërë kompanive, disa prej tyre nën administrimin edhe të shtetasve K. B. apo V. A., kanë krijuar një skemë të mirëfilltë të pastrimit të produkteve të veprës penale.
Nga hetimi i kryer është konstatuar kryerja e disa veprime fiktive si p.sh.: shitje – blerje automjeti, ku në të njëjtën ditë është kryer anullimi i veprimit juridik, duke u shitur më tej mjeti me çmim shumë të lartë, marrja e kredive nga banka të nivelit të dytë, në nivele të pajustifikuara, ku vetë banka çuditësisht del edhe garant i shumave të dhëna, krijimi i shoqërive fiktive, të cilat është provuar se pavarësisht se nuk kanë kryer aktivitet financiar kanë pasur rritje të dukshme të kapitalit themeltar, dhënia e huave në shuma të konsiderueshme, por duke mos u justifikuar burimi i ligjshëm i krijimit të tyre, krijimi i shoqërivë me kuota të përbashkëta midis shtetasve E. A. dhe K. B., apo midis K. B. dhe E. B., duke u përcaktuar vlera të mëdha të kuotave, por të pashlyera nga ortakët respektivë, blerja e heceve me vlera të konsiderueshme, por të papërligjur burimi i të ardhurave, etj.
Për këto arsye, në bazë të nenit 274 të Kodit të Procedurës Penale Prokuroria kërkoi:
Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” në total për 14 shoqëri tregëtare;
Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” tek pasuritë e shoqërisë “F…….” shpk:
– Pasuria e llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 820 m2, me adresë Fshati Vrinë;
– Pasuria e llojit “ndërtesë”, me nr. Regjistrimi 00006769 datë 15.07.2021;
– Pasuria e llojit “ndërtesë”, me sip. totale 2,300 m2 ;
– Pasuria me nr. regjistrimi 00006769, datë 15.07.2021;
– Pasuria e llojit “ndërtesë”, me nr. pasurie 264/40ND1, sip. totale 276 m2;
– Pasuria me nr. regjistrimi 00006769, datë 15.07.2021 e llojit “truall”;
– Pasuria e llojit “arë”, me sip. totale 4,900 m2; dhe
– Pasuria e llojit “ndërtesë”, me nr. regjistrimi 00006769, datë 15.07.2021.
Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” tek pasuritë e regjistruar në emër të shtetasit K. B., si më poshtë:
– Pasuria e llojit “Njësi”, me çmim të blerjes 9,300,000 Lekë;
– Pasuria e llojit “Njësi”, me çmim i blerjes 600,000 Euro;
– Pasuria e llojit “Dyqan”, me sipërfaqe 222 m2;
– Pasuria e llojit “Dyqan” me sipërfaqe 220.8 m2 dhe verandë me sipërfaqe 285 m2;
– Pasuria “Apartament”, me sip 201.8 m2;
– Pasuria “Garazh” me sipërfaqe 18.9 m2;
– Pasuria “Garazh” me vlerë totale 25,000 Euro ose 3,425,000 lekë (secili 25,000 Euro); dhe
– Pasuria e llojit “Autoveturë”, të tipit “Mercedez Benz”, në shumën 117,000 Euro.
Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” tek pasuritë e regjistruara në emër të shtetasve E. A. dhe M. N., si më poshtë:
– Pasuria e llojit “Vilë” me sipërfaqe ndërtimi 171.6 m2 dhe sipërfaqe trualli 300.8 m2, me vlerë 370,000 euro;
– Pasuria e llojit “Truall” me çmimi i blerjes 370,000 euro; dhe
– Pasuria e llojit “Vilë Single A2”, sip. ndërtimi 334.2 m2 dhe sipërfaqe parcele 550 m2, me çmim blerje 480,000 euro.
Vendosja e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” ndaj llogarive bankare të subjekteve, pranë bankave të nivelit të dytë

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi