Iu gjet në banesë automatik, armë gjahu e municione luftarake, arrestohet një person në Tiranë

Iu gjet në banesë automatik, armë gjahu e municione luftarake, arrestohet një person në Tiranë

Një person është arrestuar nga policia pasi iu gjet në banesë automatik, armë gjahu e municione luftarake.

Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale i G. H., banues në Sauk, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatike, 1 armë gjahu, krehra dhe municion luftarak për to, si dhe një palë dylbi.
 
Njoftimi i policisë:
Komisariati i Policisë Nr. 1, në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas që mbante armë zjarri pa leje, në banesë, ka organizuar punën për kapjen e tij, dhe ka finalizuar operacionin policor të koduar “Spot”.
Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi G. H., banues në Sauk, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatike, 1 armë gjahu, krehra dhe municion luftarak për to, si dhe një palë dylbi.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi