
Ishte duke u larë në det, mbytet aksidentalisht 61-vjeçarja sllovake në Golem
👁1679
Pasditen e sotme (16 korrik), një ngjarje e rëndë është regjistruar në plazhin e Golemit, Kavajë.
Një 61-vjeçare banuese në Sllovaki, dyshohet se ka qenë duke u larë në det dhe është mbytur aksidentalisht.
Njoftimi i policisë:
Golem, Kavajë/Informacion paraprak
Rreth orës 19:30, në Golem, dyshohet se duke u larë në det, është mbytur aksidentalisht shtetasja M. J., 61 vjeçe, banuese në Sllovaki.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të mbytjes.
Vijon…
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi