Interpelanca për vrasjen e Martin Canit, Ina Zhupa: E gjetët fajtorin te TikTok-u dhe opozita, pse nuk i shfrytëzoni rrjetet sociale në mënyrë që të rinjtë të marrin leksione

Interpelanca për vrasjen e Martin Canit, Ina Zhupa: E gjetët fajtorin te TikTok-u dhe opozita, pse nuk i shfrytëzoni rrjetet sociale në mënyrë që të rinjtë të marrin leksione

Demokratja Ina Zhupa mbajti fjalën në Kuvend lidhur me interpelancën që opozita kërkoi sot me ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Ina Zhupa hodhi akuza ndaj ministres dhe qeverisë për vrasjen e Martin Canit, i cili u vra para shkollës Fan Noli muajin e kaluar.
Lexo edhe: “Mbi 98% e prindërve janë pro mbylljes së TikTok”- Ministrja e Arsimit zbulon kur do të vendosin për platformat online: Janë bërë shkak i nxitjes së dhunës
Ajo tha se qeveria i hodhi fajin për vrasjen e Martinit opozitës dhe TikTok, por në fakt sipas saj rrjetet sociale dhe teknologjitë duhet të përdoren për t’i mësuar të rinjtë, të marrin leksione dhe të edukohen përmes tyre.

Ina Zhupa: Ti karrigen tënde e ke shfrytëzutar vetëm që ti bësh dëme qytetarëve shqiptarë. Një ministre që ka rekorde për hajdutësi, vjedhje dhe fatkeqësisht dhe për vdekje, nuk vjen këtu për morale …shqiptarët dëmtohen më shumë nga vjedhja që i bën fondeve publike se sa fjala e një opozitari që mbron interesat e opinionit publik…Nuk e kishim parë të ngrente probleme për arsimin në shkolla, e pamë vetëm kur iu rrezikua karrigia e vetë, kur i kërkuam dorëheqjen e kuptuam që ishte ministre e arsimit dhe fajtorin e gjeti te opozita dhe TikTok. Nëse një nga ata dy djemtë do kishin fituar një medalje në sport në arte, e para që do merrte meritat do ishte Ogerta. Ama kur ndodh një tragjedi atëherë Ogerta nuk ka faj. Flisni ju për TikTok që gjithë fushatën e keni bërë në tiktok. Shembulli jepet nga vetja, shfrytëzoi ti rrjetet sociale dhe teknologjinë që të rinjtë të marrin leksione..duhet të ikni një sekondë e më parë, sepse injoroni prindërit. Latë nam duke bërë gjëra falso, duke thënë se çfarë do thonë prindërit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente