Inflacioni në nëntor arriti 2%, ja cilat grupe ndikuan në rritjen e çmimeve

Inflacioni në nëntor arriti 2%, ja cilat grupe ndikuan në rritjen e çmimeve

Muaj nëntor 2024 arriti inflacionin në normën 2%, nivel më i lartë krahasuar me muajin tetor e cila ishte 1.9%. Sakaq, një vit më parë norma e inflacionit për muajin nëntor ishte 3.9%. 

Tab: Ndryshimet vjetore të indeksit të cmimeve te konsumit, nga INSTAT
INSTAT ka publikuar indeksin e çmimeve të konsumit, dhe sipas të dhënave, rritja vjetore e çmimeve është ndikuar nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,11 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,27 pikë përqindje.
Si ndikuan grupet e tjera në rritjen e çmimeve?

Grupi “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” ndikoi me 0,25 pikë përqindje,
“Pije alkoolike dhe duhan” me 0,19 pikë përqindje,
“Veshje dhe këpucë” me 0,15 pikë përqindje,
“Argëtim dhe kulturë” me 0,12 pikë përqindje,
“Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,11 pikë përqindje,
“Hotele, kafene dhe restorante” me 0,10 pikë përqindje,
“Shëndeti” me 0,04 pikë përqindje,
“Shërbimi arsimor” me 0,03 pikë përqindje,
“Komunikimi” me 0,02 pikë përqindje
“Transporti” me -0,34 pikë përqindje.

Tab: Ndikimi i grupeve në ndryshimin vjetor
Në krahasim me nëntorin e vitit 2023, rritja më e madhe e çmimeve vihet re në grupin “Argëtim dhe kulturë, me 5.7%, pasuar nga grupet:

“Veshje dhe këpucë” me 4,0 %
“Pije alkoolike dhe duhan” me 3,8 %,
“Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 3,3 %,
“Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,2 %,
“Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1,9 %,
“Hotele, kafene dhe restorante” me 1,8 %,
“Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,4 %,
“Shëndeti” me 1,1 %,
“Komunikimi” dhe “Shërbimi arsimor” me 0,8 % secili.

Tab: Ndryshimet vjetore të Indeksit të çmimeve të konsumit
Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” shënuan ulje me 5,4 %.
“Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” patën një rritje me 7,5 %, pasuar nga nëngrupet “peshk” me 4,2 %, “mish” me 3,9 %, “qumësht, djathë dhe vezë” me 2,8 %, “sheqer, recel, mjaltë, çokollata dhe mbëlsira” me 1,9 %, etj.”, shkruan në raport INSTAT-i.
 
LEXO: RAPORTI I INSTAT
 

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente