I vuri flakën vetes dhe u hodh nga ballkoni, ndërron jetë në spital 49-vjeçarja

I vuri flakën vetes dhe u hodh nga ballkoni, ndërron jetë në spital 49-vjeçarja

Ka ndërruar jetë në spital 49-vjeçarja në Korçë, e cila pasditen e sotme (4 korrik) dyshohet se u lye me lëndë djegëse, i vuri flakën vetes dhe më pas u hodh nga ballkoni.

Si pasojë e dëmtimeve të marra për shkak të hedhjes nga kati i katërt i banesës dhe djegieve në trup, shtetasja me iniciale S.K, ka ndërruar  jetë në spital.
Fillimisht u raportua se në shtëpinë e viktimës e kishte rënë zjarr dhe kjo e fundit në tentativë për të shpëtuar u hodh nga ballkoni, por pas hetimeve policia zbardhi ngjarjen.
LEXO EDHE: Ngjarja e rëndë në Korçë, reagon policia: 49-vjeçarja është lyer me lëndë djegëse, i ka vënë flakën vetes dhe më pas është hedhur nga ballkoni
Dëshmitarët pas ngjarës thanë se e ndjera kur është hedhur ka tentuar të mbahet te kondicioneri, por më pas është rrëzuar.
Njoftimi i policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Sot më datë 04.07.2024 rreth orës 14:30, në lagjen nr.10, Korçë, shtetasja S.K., rreth 49 vjeçe, dyshohet se është lyer me lëndë djegëse, i ka vënë flakën vetes dhe më pas është hedhur nga ballkoni. Si pasojë kjo shtetase ka marrë djegie dhe dëmtime trupore dhe ndodhet për mjekim, në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi