I dërgoi SMS në Instagram një vajze, por në vendtakim i doli bashkëjetuesi i saj! Si u dhunua brutalisht Rigels Kaso nga 34-vjeçari! Pasi e goditi me grushte…
Të tjera detaje zbardhen nga ngjarja e rëndë në kryeqytet ku 42-vjeçari, Rigels Kaso u dhunua brutalisht mëngjesin e djeshëm (15 Korrik).
Burime nga policia bëjnë me dije se 42-vjeçari nga Bilishti ka komunikuar në Instagram me bashkëjetuesen e 34 vjeçarit, Bajram Gjeleshi.
Ky i fundit ka zbuluar mesazhet dhe ka shkuar vetë në vendtakimin që 42-vjeçari kishte lënë me bashkëjetuesen e Bajram Gjeleshit në rrugën “Sokrat Miho” në kryeqytet.
Ai është dhunuar me grushte nga 34-vjeçari dhe i ka rënë koka në bordurë nga ku ka marrë dëmtime.
Rigels Kaso raportohet se është në gjendje kome dhe është futur në intubim.
“Në vijim të njoftimit paraprak të dhënë ditën e djeshme, më datë 15.07.2024, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, dhe po punojnë për kapjen e shtetasit B. Gj., 34 vjeç, lindur në Peshkopi dhe banues në Tiranë.
Shtetasi B. Gj., ditën e djeshme, më datë 15.07.2024, në rrugën “Sokrat Miho”, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin R. K., 42 vjeç, banues në Bilisht, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal”, njoftoi policia.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi