I dënuar përjetë për vrasjen e 4 policëve, Dritan Dajti kërkon lirimin, depoziton një tjetër kërkesë në Gjykatën e Elbasanit! Avokatët: Po mbahet në burg në mënyrë të paligjshme

I dënuar përjetë për vrasjen e 4 policëve, Dritan Dajti kërkon lirimin, depoziton një tjetër kërkesë në Gjykatën e Elbasanit! Avokatët: Po mbahet në burg në mënyrë të paligjshme

Dritan Dajti, autori i vrasjes së katër efektivëve të policisë në gusht të vitit 2009, ka kërkuar lirimin nga qelia me pretendimin se i ka mbaruar dënimi me 25 vite burg, vendim i dhënë nga Gjykata e Apelit, e cila pranoi kërkesës e tij për gjykim të shkurtuar, por Gjykata e Lartë e rrëzoi duke e rikthyer ne qeli perjetë.

Avokatët e tij i janë drejtuar me një shkresë të dytë Gjykatës së Elbasanit, ku kërkojnë që ai të lirohet,  me pretendimin se ai ka kryer dënimin e dhënë me 25 vjet heqje lirie.
Sipas avokatëve nuk ka një urdhër ekzekutimi të Prokurorisë për të hyrë në fuqi vendimi me burgim të përjetshëm që iu la në fuqi nga Gjykata e Lartë.  Kjo e fundit la në fuqi vendimin e dhënë nga ish-Gjykata e Krimeve të Rënda që e dënoi Dajtin me burgim të përjetshëm si autorin e dyshuar të vrasjes së 4 efektivëve të Policisë së Shtetit.
Të  premten dt 16.8.2024, IEVP Peqin i është drejtuar SPAK  për t’iu dhëne  urdhër ekzekutimi, kur Gjykata e Lartë ia ka ngarkuar prokurorisë Elbasan. Sipas avokatëve Dritan Dajtit deri me sot mbahet ne burg ne mënyre te paligjshme pasi vendimi qe u la ne fuqi ai i përjetshmi, sipas tyre nuk ka urdhër ekzekutimi.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi