I akuzuar nga Gjykata e Romës për trafikim të lëndëve narkotike! 60-vjeçari arrestohet në Dibër, do të ekstradohet në Itali

I akuzuar nga Gjykata e Romës për trafikim të lëndëve narkotike! 60-vjeçari arrestohet në Dibër, do të ekstradohet në Itali

Një 60-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar  nga Gjykata e Romës për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, është arrestuar sot në Dibër.
Policia e shtetit bën me dije se shtetasi Q.N(T)., 60 vjeç, banues në Peshkopi, do të ekstradohet në Itali.
60-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Romës, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejë proceduarat e ekstradimit.
Njoftimi i policisë
Dibër/Vijojnë operacionet policore për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, shërbimet e
Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, kapën dhe arrestuan me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin Q.N(T)., 60 vjeç, banues në Peshkopi.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Romës, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejë proceduarat e ekstradimit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente