![Homazhet për Agim Doçin, këngëtarja Manjolla Nallbani: Jo thjesht një poet i madh, por një njeri i veçantë si karakter](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/06/homazhet-per-agim-docin-kengetarja-manjolla-nallbani-jo-thjesht-nje-poet-i-madh-por-nje-njeri-i-vecante-si-karakter_667b4e633ff18.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Homazhet për Agim Doçin, këngëtarja Manjolla Nallbani: Jo thjesht një poet i madh, por një njeri i veçantë si karakter
👁2321
Këngëtarja e njohur, Manjolla Nallbani ka folur për News24, pas homazheve në nder të poetit të njohur, Agim Doçi, i cili ndërroi jetë në moshën 76-vjeçare.
Nallbani tha se Doçi nuk ishte thjesht një poet i madh, por edhe një njeri me karakter të veçantë.
Ajo shtoi se një Agim Doçi nuk vjen më, pasi ishte unik.
Manjolla Nallbani: Unë besoj se të gjithë ne humbën jo thjesht një poet te madh, por një njeri te vecantë si karakter, me sinqeritetin e natyrës së tij, me mënyrën se si i thoshte të vërtetat, me kontributin që ka dhënë në krijimtarinë sidomos në kohën e luftës në Kosovë.
Një Agim Doci nuk vjen më, pasi ishte një njeri unik. Sot shumë dhimbje që humbin një njeri të tillë.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi