Hodhën flakadanë e molotovë në drejtim të Kryeministrisë gjatë tubimit të PD-së, procedohen penalisht 8 protestues
Policia ka proceduar penalisht 8 protestues pasi akuzohet se hodhën flakadanë dhe molotovë, në drejtim të Kryeministrisë.
Në gjendje të lirë u proceduan shtetasit me iniciale R. D., 20 vjeç, M. P., 22 vjeç, S. L., 69 vjeç, B. Xh., 33 vjeç, A. L., 38 vjeç, B. Xh., 34 vjeç, D. P., 62 vjeç, dhe një 17-vjeçar.
Ata akuzohen për veprime të dhunshme gjatë protestës së opozitës të organizuar mbrëmjen e djeshme tek godina qeveritare.
“Gjithashtu, këta specialistë, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera për protestën e zhvilluar mbrëmjen e djeshme, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit R. D., 20 vjeç, M. P., 22 vjeç, S. L., 69 vjeç, B. Xh., 33 vjeç, A. L., 38 vjeç, B. Xh., 34 vjeç, D. P., 62 vjeç, dhe një 17-vjeçar. Këta shtetas dyshohet se gjatë protestës, kanë ushtruar veprime të dhunshme, kanë hedhur flakadanë dhe molotovë, në drejtim të kryeministrisë”, njoftoi policia.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi