Fredi Beleri lirohet përkohësisht nga burgu? Vangjel Dule konfirmon lejën për të shkuar në Strasburgut për t’u betuar si eurodeputet! Drejtoria e Burgjeve e mohon
Fredi Beleri do të lirohet përkohësisht nga burgu, për të shkuar në Strasburg, ku do të bëjë betimin si eurodeputet.
Lajmi për lirimin e tij të përkohshëm është konfirmuar për News24 nga kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule.
Mësohet se Beleri do të udhëtojë të hënën në mëngjes nga Tirana në drejtim të Strasburgut, ku do të bëjë edhe betimin si eurodeputet i Demokracisë së Re në Greqi.
Por kjo është mohuar nga Drejtoria e Burgjeve, e cila në një reagim thotë se leja për Fredi Belerin nuk është konfrimuar.
MEDIAT GREKE
Më herët gjatë ditës së sotme, media greke Protothema shkruan se “pas presioneve dhe kundërshtimeve nga autoritetet shqiptare, Fredi Beleri mori lejen për të shkuar në Strasburg dhe për t’u betuar si deputet i Parlamentit Evropian.
Ai do të fluturojë mëngjesin e së hënës për në Athinë, i cili do të jetë një stacion i ndërmjetëm dhe nga Athina do të shkojë në Strasburg. Ai pritet të mbërrijë në aeroportin ‘Eleftherios Venizelos’ në orën 12.30.
Më pas ai do të shkojë në Strasburg, për të marrë detyrën si deputet i Parlamentit Evropian gjatë seancës hapëse plenare të Parlamentit Evropian dhe për të marrë pjesë në zgjedhjet për kryetarët e Parlamentit Evropian dhe Komisionit, sipas informacioneve”.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi