Fotot nga paparazzi/ Ministrja e re e ‘anti-korrupsionit’ dhe profili i ulët që mban në jetën publike
Adea Pirdeni është një nga ministret më të reja në moshë, por edhe e re në politikën aktive të Parlamentit. Prej disa muajsh, ajo drejton Ministrinë për Administratën Publike dhe Anti-korrupsionin.
Megjithatë, në media ajo ka vijuar të mbajë një profil të ulët, duke preferuar që të jetë disi më e tërhequr nga kolegët e saj.
Dhe duket se këtë profil ajo e ka mbajtur edhe në Parlament. Ndonëse nuk mungon thuajse asnjë seancë, të rralla janë rastet ku ministrja është parë mes kolegësh. Edhe këtë të enjte, e tillë ka qenë tabloja, ku Adea ka mbërritur në Parlament e vetme, duke preferuar të nxitojë hapat deri në sallën e seancave plenare.
E veshur me një kostum serioz dhe me kokën ulur, ministrja e re ka preferuar që të nxitojë për në ambientet e brendshme të sallës, duke preferuar që të mos ketë kontakt me kolegët e saj.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi