FOTOLAJM/ “Jam me Trump unë!”- Rama batuta me banorin në Lezhë: Hajde pak ti me atë kapelën se më mbyte fare

FOTOLAJM/ “Jam me Trump unë!”- Rama batuta me banorin në Lezhë: Hajde pak ti me atë kapelën se më mbyte fare

Kryeministri Edi Rama, teksa ka inspektuar në Lezhë rrugën Rrile-Hidrovor e cila lidh superstradën Lezhë‐Tiranë me fshatin Rrile dhe me Hidrovorin e Tales, ka shkëmbyer batuta me banorët e zonës, të cilët ishin mbledhur pranë kantierit të ndërtimit.

Gjatë takimit, Rama ka takuar banorët, por në veçanti njërin prej tyre, i cili kishte veshur një kapelë me sloganin e Donald Trump “Make America Great Again”.
Rama, teksa ka vënë re kapelën e veçantë të banorit, i ka thënë: “Aman mo, hajde pak ti me atë kapele, se më mbyte fare, na shkatërrove fare, ku e ke gjet?”

Banori, i cili mbante kapelën e famshme të Donald Trump, i është përgjigjur me humor: “Ma kanë sjellë dhuratë, jam me Trump unë!”

Pjesë nga biseda:
Rama: Aman mo hajde pak ti me atë kapele, se më mbyte fare, na shkatërrove fare, ku e ke gjet?
Banori: Ma kanë sjellë dhuratë, jam me Trump unë!
Rama: “Make Amerika great again”, po Lezhën si do e bëjmë?
Banori: Më mirë se në Amerikë, më mirë do bëhet!

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente