FOTO/ Pushuesi u lëndua nga helika e gomones dhe përfundoi në spital, ky është mjeti lundrues i bllokuar nga policia në Karaburun

FOTO/ Pushuesi u lëndua nga helika e gomones dhe përfundoi në spital, ky është mjeti lundrues i bllokuar nga policia në Karaburun

Mjeti lundrues në foto është gomonia e cila mesditën e sotme la të plagosur një pushues 56-vjeçar në Karaburun.

56-vjeçari përfundoi në spital i plagosur në këmbë prej helikës së gomones, e cila sipas policisë ishte duke u ankoruar në mol, ndërkohe që 56-vjeçari sapo kishte zbritur nga një anije turistike në det afër këtij moli.
Pasi aksidentit policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin dhe ka bllokuar mjetin lundrues.
Sipas informacioneve ngjarja ka ndodhur në në molin e vjetër të ish-ushtrisë në gjirin e “Shën Janit”.
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, në Karaburun, një mjet lundrues tip gomone, me drejtues shtetasin F. T., gjatë ankorimit në molin e vjetër të ish-ushtrisë në gjirin e “Shën Janit”, aksidentalisht me helikën e mjetit lundrues ka dëmtuar në këmbë shtetasin A. K., 56 vjeç, banues në Tiranë, i cili kishte zbritur nga një anije turistike në det afër këtij moli. (Nuk kemi të bëjmë me zonë plazhi).
56-vjeçari është transportuar për ndihmë mjekësore.
Mjeti lundrues është bllokuar nga shërbimet e Policisë Kufitare, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor i DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi