Foto nga paparazzi/ Me tuta dhe çorape të kuqe, Rakip Suli ‘frymëzohet’ nga Rama

Foto nga paparazzi/ Me tuta dhe çorape të kuqe, Rakip Suli ‘frymëzohet’ nga Rama

Ky që shihni në foto është ndër politikanët që disa poste të rëndësishme i ka mbajtur në vendin tonë. Fillimisht Rakip Suli ishte deputet në Parlament, ku për vite me radhë mbajti këtë detyrë.

Më pas, Suli u bë kryebashkiaku i Kamzës dhe që atëherë angazhimi i tij është për këtë qytet. Por kjo nuk do të thotë që ardhja e tij në Tiranë është më e radhë.
Shpesh herë kryebashkiaku ka qenë në faqen tonë, ku përgjithësisht e kemi fotografuar të veshur sportiv teksa shijon kohën me miq dhe kolegë. I tillë është edhe ky rast, ku Rakipi ka qenë duke ecur në këmbë, fare pranë Kryeministrisë.
I veshur me ngjyra të errëta dhe me një palë tuta të gjera, vështirë se ata që nuk e njohin të dinë se personi përballë ushtron një detyrë kaq të rëndësishme. Nuk kishte sesi mos të na binin në sy edhe çorapet e kuqe të tij, një detaj ky që fillimisht ka qenë Rama ai që i ka shndërruar në një trend mund të themi. Ndoshta edhe kryebashkiaku i Kamzës është ‘frymëzuar’ nga kryeministri për t’i futur në stilin e tij të përditshëm.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente