
Foto nga paparazzi/ E kujt deputeti është makina e parkuar mbi trotuar pranë kryesisë së Kuvendit?
Fotot tona përgjithësisht kanë në fokus një personazh, apo edhe disa. Në rubrikën tonë, jemi përpjekur t’i sjellim disi më ndryshe politikanët tanë nga çfarë i shohim në të përditshmen e tij. Ndaj edhe kjo foto, ku në fokus nuk ka një personazh mund të ngjajë çudi.
Në fakt, kjo foto nuk ka një personazh, por ka një shkelje të bërë nga një deputet. Ashtu edhe si mund të dallohet, në trotuar është parkuar një automjet luksoz dhe pikërisht është parkuar nga një deputet.
Një shkelje kjo që kushdo nga ne do ta bënte, gjoba do të ishte e majme. Nga ajo çfarë mundëm të mësonim, makina i përket deputetit të Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferri.
Mesa duket ai ka parkuar mjetin mbi trotuar dhe është larguar, duke e lënë makinën aty. Nuk e dimë nëse stampa tek xhami që ka logon e Kuvendit e ka ndihmuar për t’i shpëtuar gjobës, apo jo.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi