Foto nga paparazzi/ Deputeti i PS del për ‘shopping’, por vëmendjen ia merr…

Foto nga paparazzi/ Deputeti i PS del për ‘shopping’, por vëmendjen ia merr…

Për sa i përket përfshirjes së tij në politikë, Fadil Nasufi është ndër politikanët më të vjetër në Partinë Socialiste. Megjithatë rrallë e shikojmë në foltoren e Parlamentit dhe akoma edhe më rrallë në daljet e tij publike.

Deputeti i qarkut të Beratit, është ndër emrat që nuk mungon në thuajse asnjë seancë plenare. Shpesh kemi komentuar detajet e look-ut të tij, ku gjithnjë klasik dhe me kostume zyrtare, ai e thyen këtë look me këpucë sportive, por edhe ndonjëherë kapele.
Por këtë herë deputetin nuk e kemi kapur në oborrin e Parlamentit, por në një qendër tregtare. Paparaci ynë ka fotografuar Fadil Nasufin, brenda një qendre tregtare, ku vëmendjen nuk ia kanë marrë vitrinat, por telefoni.
Nuk e dimë nëse ai kishte ardhur për të bërë blerje, apo prezenca e tij ishte për ndonjë nga baret e qendrës tregtare. Krejt i vetëm dhe i përqendruar tek telefonata, Nasufi duket se po e shijon këtë paradite mes dyqaneve.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente