FOTO/ Kreu i një grupi kriminal, 57-vjeçari turk arrestohet në aeroportin e Rinasit! Kush është trafikanti heroinës, drejtonte rrjetin që shtrihej nga Irani në Evropë
Kreu i dyshuar i një rrjeti kriminal të trafikut të heroinës që shtrihej nga Irani në Evropën Perëndimore është arrestuar në Rinas.
57-vjeçari turk, me banim në Holandë, mësohet se është vendosur në pranga në aeroportin e Rinasit më 23 Nëntor teksa po hynte në Shqipëri.
Sipas Europol, ai u arrestua pas një operacioni ndërkombëtar dhe hetimet u drejtuan nga autoritetet gjermane me mbështetjen edhe të Holandës.I dyshuari tani është në pritje të ekstradimit të tij në Gjermani.
Shtetasi turk, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, dyshohet se fshihet pas një sasi prej 703 kilogramë heroinë që u sekuestruan në portin e Hamburgut në Gjermani më 30 gusht 2022.
Heroina ishte fshehur në një ngarkesë me kontejnerë sapuni me origjinë nga Irani. 57-vjeçari akuzohet se drejtonte një bandë ndërkombëtare që kontrabandonte tonelata heroinë nga Irani në vendet e Evropës Perëndimore nëpërmjet Emiratet e Bashkuara Arabe.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi