FOTO/ I mori jetën partneres me thikë dhe plagosi djalin! Ky është shqiptari që akuzohet për vrasjen e 60-vjeçares në Selanik
Personi që shihni në foto është 46-vjeçari shqiptar, i cili akuzohet se vrau partneren e tij 60-vjeçare me thikë, ndërsa la të plagosur djalin e saj 29 vjeç.
Autori
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në fshatin Angelochori në Selanik.
Mediat në Greqi bëjnë me dije se gjithçka ka ndodhur në shtëpinë e çiftit mëngjesin e sotëm (1 dhjetor).
Çifti ka pasur një debat të ashpër, motivet e debatit mbeten ende të paditura. Në debat e sipër 46-vjeçari me origjinë shqiptare ka marrë thikën dhe ka sulmuar partneren e tij.
Në atë moment mes çiftit ka ndërhyrë djali i 60-vjeçares për t’i ndaluar. Për fat të keq ai nuk arriti të shpëtonte 60-vjeçaren, e cila humbi jetën nga goditja me thikë, ndërkohë që vetë mbeti i plagosur.
Viktima
29-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën. Aktualisht ai është shtruar në spitalin Ipppkrateio. Pas krimit mizor, autori është vetëdorëzuar në Polici dhe është arrestuar.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi