“Është për të vënë duart në kokë”- Rama: Ka mendësi dominante në administratë se dhënia e informacionit është ekspozim i panevojshëm! Sa dramatike edhe aq qesharake, kur…

“Është për të vënë duart në kokë”- Rama: Ka mendësi dominante në administratë se dhënia e informacionit është ekspozim i panevojshëm! Sa dramatike edhe aq qesharake, kur…

Kryeministri Edi Ram, në Konferencën e VI Kombëtare për të Drejtën e Informimit, është shprehur se në administratë ka mendësi dominante se dhënia e informacionit është ekspozim i panevojshëm.

Kreu i qeverisë u shpreh se dokumentet nuk janë pronë e askujt në institucion, duke theksuar se duhet të jenë të aksesueshme për të gjithë.
“Dokumenti nuk është pronë e askujt në institucion, e qeverisë së radhës, por është pronë publike dhe duhet të jetë e aksesueshme. Lëndina e gjithë dokumentacionit në institucione shqiptar është njësoj si një park publik i aksesushëm nga të gjithë”, tha Rama.
Kryeministri fili edhe për hendekun mes legjislacionit dhe zbatimit të saj, duke thënë se kjo vjen nga mungesa e funksionimit të një mekanizimi tërësor që e garanton të drejtën e informimit.
“Kur dëgjon që 70% e ankesave për shkeljen e të drejtës së informimit që vijnë në zyrën e komisionerit, janë ankesa të cilat përmbushen në sekondë pasi zyra e Komisionerit vihet në lëvizje dhe i kërkon institucionit përkatës që të informojë qytetarin apo grupin e caktuar të interesit, është për të vënë duart në kokë”, tha ai.
Ndërsa shtoi se “Është absolutisht sa dramatike edhe aq qesharake, kur pastaj marrja e informacionit, e dokumenteve që janë firmosur dhe ekzistojnë dhe nxjerrja e tij në publik paraqitet si zbulim ‘gjeta një dokument’.”
 
Edi Rama: Është para herë që marr pjesë, jo rastësisht sepse dëshiroj të përfitoj nga ky rast për të vlerësuar me shumë respekt dhe mirënjohje punën e komisionerit dhe të zyrës së komisionerit, e cila e ka nderuar Shqipërinë në procesin e negociatave për anëtarësimin në BE, kur Shqipëria iu nënshtrua një diagnozë shumë të thelluar nga ana e komisionit europian, e cila njihet me emrin “screaming”. Ky moment i shkëlqimit të një institucioni të Shqipërisë në atë proces. Forcat e nevojshme për të bërë gjërat që mund të bëhen ne i kemi, nëse s’do i kishim do të ishte e pamundur për vendin që të dilte me aq shumë sukses në të gjithë procesin e diagnostikimit ka ana e BE, është një ushtrim i vështirë, teknik dhe objektiv, si edhe jashtëzakonisht sfidues.
Janë disa gjëra që realisht bëjnë shumë përshtypje dhe që patjetër që në rastin tim nuk është se nuk mund të delegohen, por që kanë të bëjnë me atë që thashë ‘sa shumë nga gjërat që na shfaqen dhe na vihen në dukje qoftë nga publiku, qoftë nga palët me të cilat ne ndërveprojmë si mangësi, mund të riparohen pa ndonjë vështirësi të caktuar dhe pa nevojën e një kohe të gjatë.
Shqipëria ishte e 86 në klasifikim deri kur në vitin 2014, ne hodhëm hapin e parë serioz duke transformuar bazën tonë ligjore. Sot Shqipërinë do ta gjeni në vendin e 7 sa i përket legjislacionit. Madje edhe Komisionieri që është nga Labëria dhe nuk e pranon dot të jetë i 7, po më thoshte që disa ndryshime të reja që kemi bërë, si edhe me ligjin që kemi gati të bëjmë që të ngrihemi edhe më lart.
Këtu fillon debati, për hendekun mes legjislacionit dhe zbatimit të saj, Kur dëgjon që 70% e ankesave për shkeljen e të drejtës së informimit që vijnë në zyrën e komisionerit, janë ankesa të cilat përmbushen në sekondë pasi zyra e Komisionerit vihet në lëvizje dhe i kërkon institucionit përkatës që të informojë qytetarin apo grupin e caktuar të interesit, është për të vënë duart në kokë. Siç e tha komisionieri është mungesë e funksionimit të një mekanizimi tërësor që e garanton të drejtën e informimit pa pasur nevojë për subjektivitetin e koordinatorit apo ata që kujdesen për ta garantuar këtë dhe që nuk e bëjnë në mënyrë sistematike.
Ndaj mendoj që kjo dhe disa aspekte të tjera, që na pengojnë ne si vend që siç jemi të 7 në aspektin e legjislacionit të jemi në nivel më të lartë se sa jemi sot janë fruta që mund të kapen pa u sforcuar shumë dhe pa kërkuar shkallë për t’u ngjitur hap pas hapi.
Tjera që bënë përshtypje është që ka mendësi dominante në administratë që dhënia e informacionit është ekspozim i panevojshëm kur në fakt bëhet fjalë për të dhënë informacion mbi vendimmarrjet, veprimet e përkthyera në veprime që janë aty.
Është absolutisht sa dramatike edhe aq qesharake, kur pastaj marrja e informacionit, e dokumenteve që janë firmosur dhe ekzistojnë dhe nxjerrja e tij në publik paraqitet si zbulim ‘gjeta një dokument’. Dokumenti nuk është pronë e askujt në institucion, e qeverisë së radhës, por është pronë publike dhe duhet të jetë e aksesueshme. Lëndina e gjithë dokumentacionit në institucione shqiptar është njësoj si një park publik i aksesushëm nga të gjithë. Mendoj se mund të bëjmë progres të shpejt. E treta nuk ka mënyrë më efikase për të përballur dezinformimin, duke informuar më shumë. Nuk ka mënyrë më demokratike për t’iu kundërvënë dezinformimit sesa informimi. Informacioni i bazuar në çka realisht është e shkruar e zeza mbi të bardhe e firmosur dhe e protokulluar nuk shkon në proporcion me këtë si një vullnet për tu përballur. Koordinatorët janë të rëndësishëm, por ne duhet ta përballim duke e mekanizuar dhe ta bëjmë të pamundur për institucionet që ta mbajnë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
<a class=”source-link” href=”http://www.panorama.com.al/eshte-per-te-vene-duart-ne-koke-rama-ka-mendesi-dominante-ne-administrate-se-dhenia-e-informacionit-eshte-ekspozim-i-panevojshem-sa-dramatike-edhe-aq-qesharake-kur/”>Burimi</a>