“Është me kancer, ka nevojë urgjente!”- Zbardhen bisedat mes mjekeve, shefja e Onkologjikut: Me Elidonin nuk flas se është në rang kryeministri i lartë, s’pyet! S’ka radhë, është skemë për t’i çuar te privati

“Është me kancer, ka nevojë urgjente!”- Zbardhen bisedat mes mjekeve, shefja e Onkologjikut: Me Elidonin nuk flas se është në rang kryeministri i lartë, s’pyet! S’ka radhë, është skemë për t’i çuar te privati

Pëgjimet e bisedave mes bluzave të bardha në spitalin e Onkologjikut kanë zbuluar se si mjekët përdornin skema për të mos i ofruar shërbimin pacientëve në QSUT, për t’i drejtuar tek privati.

Në përgjimet e zbardhura nga Panorama.al, shefja e spitalit Onkologjik, Silvana Çeliku flet me mjeken Flutura, e cila i kërkon ndihmë për një pacient me kancer që ka nevojë urgjente për operim.
Flutura i tregon se pacienti me kancer në gradën e dytë ndiqet nga doktor Elidon Nini, por i kishin thënë që ka radhë për t’u operuar.
Gjatë bisedës më 30 nëntor 2023, shefja e Onkologjikut i shprehet koleges së saj se mund ta drejtonte pacientin me kancer që ta operonte mjeku Mondi, por i theksoi se “me Elidonin nuk flas se është në rang kryeministri e lartë, spyet për të tjerë”.
Gjithashtu Silvana Çeliku shprehet se nuk ka radhë fare për operacione, por shtoi se kjo është skemë për ta dërguar pacientin tek privati.
“S’ka radhë fare por e gjitha është skemë për ta dërguar në privat se asnjë punë nuk kanë. I bëjnë të gjitha për ti sorollatur që ti dërgojnë në privat pacientët se e di unë shumë mirë”, shprehet shefja e Onokologjisë.
Pjesë nga dosja:
Në datën 30/11/2023 në orën 13:30 e telefonon numri i telefonit: 06******** dhe biseda ka qënë si më poshtë vijon:
Silvana: Hë moj Flutura si ke qënë?
Flutura: Vazhdon me përshëndetjet dhe i tregon për një pacient me kancer në gradën e dytë agresiv që ka nevojë urgjente për operim dhe është e lidhur me doctor Elidon Ninin.
Silvana: Me Elidonin nuk të ndihmojë dot nuk kam asnjë lloj kontakti. E vetmja ndihmë që mund të të jap është ta operojë Mondi im tek kirurgjia se I qan, ta bëjmë pa rradhë. Tek Onko me këdo doctor tjetër të fusja unë pa rradhë që nesër por me Elidonin nuk flas se është në rang kryeministri e lartë, spyet për të tjerë.
Flutura: Po na thanë ka shumë rradhë, po dhe kësaj nga zyra do ja kenë sugjeruar.
Silvana: Ska rradhë fare por e gjitha është skemë për ta dërguar në privat se asnjë punë nuk kanë. I bëjnë të gjitha për ti sorollatur që ti dërgojnë në privat pacientët se e di unë shumë mirë.
Flutura: Pa të nxjerrë ti po e diskutoj njëherë me ta dhe flasim sërisht.
Silvana: bëhu njëherë për të dalë se lam nam. Ne kemi lënë dicka për të dielën nëse do të na bashkohesh.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi