“Është dita e veprimit”- Luçiano Boçi: Qytetarë mos mungoni në protestë! Kërcitja e shembjes ndjehet kudo dhe është shpërndarë me tmerr në çdo skutë pushteti

“Është dita e veprimit”- Luçiano Boçi: Qytetarë mos mungoni në protestë! Kërcitja e shembjes ndjehet kudo dhe është shpërndarë me tmerr në çdo skutë pushteti

Luçiano Boçi i është drejtuar me një apel të gjithë shqiptarëve, që të bashkohen sot në protestën e opozitës. Ai bën thirrje që të mos mungohet, pas sot është dita e veprimit.

Sipas tij, Shqipëria është në regjim dhe siç shprehet ai “Regjimet në kohërat tona moderne nuk vijnë me tanke”.
Sot kërcitja e shembjes ndjehet kudo- shkruan Boçi- dhe ‘është shpërndarë me tmerr në çdo skutë e zyrë pushteti.’
“Delikuentët e diktaturës, çunat e “udhëheqjes”, paranojakët dhe kompleksuarit nga demokracia, sigurimsat cinikë e të ndyrë, fanatikët banalë, scribët e dështuar dhe hileqarë, hienat e çakejtë e plaçkitjeve, hardhucat e gjarpërinjtë e pushtetit janë bërë bashkë, për të kthyer kohrat e humbura të “pushtetit popullor” e për të mbytur dhe vrarë çdo opozitë”, shkruan Boçi.
 
Reagimi
SOT ËSHTË NJË DITË E MADHE!
MOS MUNGONI!
Regjimet në kohërat tona moderne nuk vijnë me tanke.
Vijnë me propagandë e lule, zbukurime e mashtrime, korrupsion dhe degradim.
Vijnë me deformim të zgjedhjeve, censurë të lirisë së fjalës me blerje mediash e shitje interesash.
Vijnë me sklajone bandash që ushqehen e rriten me kujdes, për tu përdorur si qen lufte votash e me “skllevër të lumtur” të administratës politike.
Vijnë me kapjen e drejtësisë, për ta përdorur si kobure politike kundër opozitës për ta eleminuar atë.
Vijnë me burgosje e arrestime me akuza false e dëshmitarë të krijuar, ndaj përfaqësuesve politikë.
Vijnë duke fikur ëndrrat, shpresën, besimin, reagimin qytetar duke i shtyrë njerëzit drejt ikjes.
E ne për fatin tonë të mbrapshtë jemi në regjim!
Delikuentët e diktaturës, çunat e “udhëheqjes”, paranojakët dhe kompleksuarit nga demokracia, sigurimsat cinikë e të ndyrë, fanatikët banalë, scribët e dështuar dhe hileqarë, hienat e çakejtë e plaçkitjeve, hardhucat e gjarpërinjtë e pushtetit janë bërë bashkë, për të kthyer kohrat e humbura të “pushtetit popullor” e për të mbytur dhe vrarë çdo opozitë.
Harrojnë që vjen një ditë si kjo e sotmja kur njerëzit e thjeshtë, qytetarët revoltohen e ngrihen kundër padrejtësive.
Harrojnë që duke dashur të përsërisin historinë e revanshit, po përsërisin fatin e tyre fatal të shembjes me zhurmë.
E sot kërcitja e shembjes ndjehet kudo dhe është shpërndarë me tmerr në çdo skutë e zyrë pushteti.
Prandaj qytetarë mos mungoni!
Është dita e veprimit dhe e të drejtës  suaj!
Është dita për të nisur marshimin e shpresën e besimit!
Dita për të shembur të keqen e instaluar.
Dita për të ecur pa frikë drejt së ardhmes së penguar me dhunë.
Dita për të dalë në shesh në emër të femijëve, familjeve e vendit.
Dita për të mbrojtur vlerat e parimet e shenjta të lirisë, besimit e atdheut.
Kjo është një ditë e madhe!
E madhe sepse është dita juaj!
Mos i mungoni historisë!

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi