EMRI/ Në kërkim ndërkombëtar për mashtrim, 51-vjeçari  arrestohet në portin e Durrësit! Do të ekstradohet në Venezuelë

EMRI/ Në kërkim ndërkombëtar për mashtrim, 51-vjeçari arrestohet në portin e Durrësit! Do të ekstradohet në Venezuelë

Një 51-vjeçar italian i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale të mashtrimit është arrestuar sot në portin e Durrësit. Bëhet fjalë për Antonio Goffredo, i cili u arrestua me qëllim ekstradimin në Venezuelë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Caracas, pasi Gjykata e Caracas, në vitin 2017, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, parashikuar nga Kodi Penal i Venezuelës.
Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Caracas, për ta ekstraduar këtë shtetas, në Venezuelë.
Njofimi i policisë
Port, Durrës
Kapet nga Policia Kufitare dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Venezuelë, një 51-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Vihet në pranga shtetasi në kërkim Antonio Goffredo.
Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se një shtetas në kërkim ndërkombëtar do të udhëtonte drejt Italisë, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen e tij.
Si rezultat, u kap në tentativë për të dalë nga Shqipëria dhe u arrestua me qëllim ekstradimin, shtetasi italian A. G., 51 vjeç, banues në Itali.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Caracas, pasi Gjykata e Caracas, në vitin 2017, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, parashikuar nga Kodi Penal i Venezuelës.
Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Caracas, për ta ekstraduar këtë shtetas, në Venezuelë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente