
EMRI/ Gjendet pa shenja jete në hyrje të një pallati 38-vjeçari në Shëngjin, dyshimet e para
👁516
Një 38-vjeçar është gjetur pa shenja jete në Shëngjin të Lezhës. Bëhet fjalë për shtetasin Ergys Lekaj.
Policia bën me dije se trupi i pajetë i 38-vjeçarit është gjetur ditën e sotme rreth orës 06:00, në hyrjen e një pallati.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën nga shkaqe natyrale (infarkt).
Megjithatë, trupit do t’i kryhet ekspertiza mjekoligjore, për të përcaktuar shkaqet.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi