Emrat/ 24-vjeçari humbi jetën pasi u godit me mjete prerëse nga 40-vjeçari, identifikohet viktima dhe autori! Kush janë dy të plagosurit
Janë identifikuar viktima, autori dhe dy të plagosurit gjatë sherrit pasditen e djeshme (11 korrik) në një lokal në fshatin Breg-Lumë.
Ngjarja ndodhi në një lokal rreth orës 17:00, ku 40-vjeçari Saimir Sadiku goditi me mjete prerëse 24-vjeçarin, Adrian Pepkola, vëllain e këtij të fundit, 32-vjeçarin Valentin Pepkolaj dhe 45-vjeçarin Shkelzen Kukaj.
24-vjeçari Adrian Pepkola u dërgua në spital por nuk arriti që t’i mbijetojë plagëve të marra duke humbur jetën, ndërsa Saimir Sadiku vijon të jetë në arrati.
Ndërkohë janë arrestuar 5 persona që akuzohet se përkrahën autorin e vrasjes.
Njoftimi i policisë:
Policia vijon intensivisht kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e autorit shtetasit Saimir Sadiku 40 vjeç, pasi plagosi me mjete prerëse, shtetasit Valentin Pepkolaj, 32 vjeç, Shkelzen Kukaj, 45 vjeç, si dhe shtetasin Adrian Pepkolaj, 24 vjeç, i cili si pasojë e plagëve, humbi jetën në spital.
Në vijim të veprimeve Policia arrestoi 5 shtetas, konkretisht;
-Andrin Qehaja, 39 vjeç, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”;
-Xhevolin Macaj, 31 vjeç, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Moskallëzimi i krimit”;
-Altin Shpendi, 34 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;
-Anton Boçi, 29 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;
-Jetmir Kuraj, 34 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi përkrahën autorin e vrasjes me mjete prerëse të një shtetasi dhe të plagosjes së dy të tjerëve, kryer pasditen e djeshme, për motive të dobëta, në një lokal në fshatin Breg-Lumë.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi